Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Zhduket një 19 vjeçare!

Zhduket 19 vjeçarja nga Obiliqi, familja jep informacionet se ku u pa për herë të fundit

Vajza 19 vjeçare Laureta Kuleta nga komuna e Obiliqit është zhdukur që gjashtë ditë, ajo ka dalë nga shtëpia të martën e kaluar dhe me vete nuk e ka marrë letërnjoftimin e as telefonin. Familjarët e saj nuk dinë asgjë për vendodhjen e saj dhe kanë bërë një njoftim publik që kushdo që ka informacion për Laurtetën t’i lajmërojë ata.
Motra e Laurtës, Jeta ka rrëfyer për Gazetën Express se ajo punonte në një market në Shkabaj, ku edhe u pa për herë të fundit nga një kolege e saj.

Motra ime quhet Laureta Kuleta, ajo është larguar nga shtëpia më 3.11.2020, këtë të martë. Pas orës tetë të mëngjesit, ka shku te një market “Toni” në Shkabaj dhe u largu prej punës. Tani nuk kemi asnjë informacion ku mundet me qenë, e ka marre rrogën, 200 ja ka dhanë babait 50 i ka marrë, letërnjoftimin dhe telefonin e ka lënë në shtëpi dhe u largu”, tha motra e Laurteës.

E pyetur nëse familja ka biseduar me pronarin e marketit nëse 19 vjeçarja i ka treguar ndonjë gjë para se të largohej, motra e saj tha se pronari nuk ka ditur më shumë vetëm ka thënë se Laureta “i ka pasur sjelljet e mira”.

Tutje, një kolege e punës së Lauretës e ka parë ditën e martë duke biseduar me tre djem, të cilëve sipas saj iu ka kërkuar para dhe është nisur për Fushë Kosovë.
“Shoqja e vetë ka tregu që ajo ka zbritë prej autobusit në Shkabaj dhe ka bisedu me tre djem, ju ka lyp atyre para, e kane dergu deri në Fushe-Ksovë deri te “Kastrati”, kemi bisedu me ta me i pa pamjet por na kane thënë pa leshu letër policia me i pa pamjet nuk munden me bë asgjë”, tha tutje motra e Lauretës.
Ajo pohoi se zhdukjen e motrës e kanë raportuar edhe në Policinë e Kosovës.

Kushdo që ka informacion për Laureta Kuletën mund ta lajmërojë familjen në numrat e kontaktit

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara