Një person nga Suhareka është raportuar i zhdukur që nga data 15 dhjetor.
Sipas informatave të Policisë së Kosovës, personi i zhdukur ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është raportuar dhe po trajtohet nga organet e rendit.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin zyrtar të Policisë.
Lidhur me rastin, Policia ka nisur hetimet për të lokalizuar personin e zhdukur.

