Zhvillime në Kuvend, mblidhen Mustafa, Haradinaj e Limaj

Në grupin parlamentar të LDK-së në Kuvend të Kosovës janë mbledhur krerët e partive të koalicionit, merr vesh Gazeta Express.

Burimet e Expressit bëjnë të ditur se në Kuvend momentalisht është duke u mbajtur takim në mes të kreut të LDK-së, Isa Mustafa, atij të AAK-së, Ramush Haradinajt dhe të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajt.

Temë e diskutimit në këtë mbledhje, që sipas partive të koalicionit është i rregullt në mes të partnerëve janë zhvillimet e fundit në vend.

Me theks të veçantë do të diskutohet edhe për cështjen e presidentit.

Në disa media tashmë janë publikuar pamje ku shihet kreu i LDK-së duke u futur në hapsirat e Kuvendit.

Ky takim vjen një ditë pasi kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar në njërin nga restorantet e Prishtinës me presidentin Hashim Thaçi dhe kreun e PDK-së, Kadri Veselin.Express

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara