Zjarri në ETC në Suharekë, Policia: Janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, por s’raportohet për të lënduar

Një incident ka ndodhur orët e hershme të mëngjesit të së dielës në Suharekë, ku objekti i ETC-së është kapluar nga flakët.

Lidhur me rastin është deklaruar tashmë edhe Policia e Kosovës, ku zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:17.

Bytyqi tha se zjarrfikësit po po punojnë në shuarjen e tij dhe për momentin është arritur të eliminohet rreziku që zjarri të përhapet më tutje.

Po ashtu, ai bëri të ditur se si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, por të lënduar nuk ka të raportuar deri më tani.

“Sot me datë 20.01.2025 ,rreth orës 06:17  është raportuar se ka shpërthyer një zjarr në qendrën tragtare ETC në Suharekë. Zjarrfikësit, policia dhe KEDS kanë dal në vendngjarje.  Zjarri ka marr përmasa tē mëdha. Zjarrfikësit po po punojnë në shuarjen e tij. Për momentin është arritur të eliminiohet rreziku që zjarri të përhapet më tutje. Si pasoj e zjarrit janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, por të lënduar nuk ka të raportuar deri më tani. Policia do ta hetoj rastin si incident zjarri”, tha ai.

Ndërkohë Sinjalizues të Sinjalit kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet objekti i kapluar tërësisht nga flakët.

Siç shihen pamjet, zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po tentojnë ta shuajnë atë.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara