Pas orësh të vështira dhe përpjekjeve të pandërprera, zjarri që kishte përfshirë zonën industriale në Shirokë u shua plotësisht, duke larguar rrezikun për banorët dhe bizneset përreth.
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, përmes një reagimi publik ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për zjarrëfikësit dhe qytetarët që u angazhuan në menaxhimin e situatës.
“Faleminderit zjarrëfikësve dhe qytetarëve. Ata janë heronjët, ata janë më meritorët. Zjarri për momentin u shua dhe jemi jashtë rrezikut”, – u shpreh kryetari Muharremaj.
Zjarrëfikësit, të mbështetur nga banorët e zonës, punuan me përkushtim të madh për të lokalizuar dhe shuar flakët, duke parandaluar përhapjen e zjarrit në hapësira të tjera.
Ky reagim i shpejtë dhe solidariteti i komunitetit u vlerësua si shembull i bashkëpunimit dhe gatishmërisë në situata emergjente.
Autoritetet komunale bëjnë të ditur se po monitorojnë terrenin për të siguruar që nuk ka rrezik të rikthimit të zjarrit, ndërsa u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes për të shmangur incidente të ngjashme në të ardhmen.

