Zv.kryeministri Driton Selmanaj takohet shefin e zyrës së BE-së z.Tomáš Szunyog

Gjatë ditës së sotme zhvillova një bisedë virtuale me Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë Ambasadorin Tomáš Szunyog dhe ambasadorët e BE-së në Kosovë rreth ri-organizimit të strukturave të ish Ministrisë së Integrimit Evropian (MIE) në kuadër të Zyrës së Kryeministrit (ZKM). Njoftova ambasadorët për nënshkrimin e Rregullorës Nr. 01/2020 për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Zyrën e Kryeministrit (ZKM) nga Kryeministri Avdullah Hoti, si dhe përpilimin e organogramit të ri të Zyrës së Kryeministrit sipas së cilës strukturat organizative të ish Ministrisë së Integrimit Evropian (MIE) do të ruajnë strukturen e tyre të plotë dhe funksionet të cilat i kanë ushtruar deri tani me qëllim ruajtjen e njohurive dhe përvojës së zhvilluar ndër vite.

Po ashtu theksova se zbatimi i Marrëveshjes për Stabilizim Asociim (MSA) dhe Agjenda e Reformave Evropiane (ARE 2) janë tejet të rëndësishme për sigurimin e rrugës së Kosovës drejtë Integrimit Evropian duke vlerësuar edhe bashkëpunimin me Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC) si parakusht i nevojshëm për zbatimin dhe monitorimin efektiv të reformave dhe Planit të Veprimit për ARE 2.

Në fund të takimit shpreha pakënaqësinë e Qeverisë së Kosovës në lidhje me procesin e stërzgjatur të liberalizimit të vizave dhe vlerësova se një rezultat pozitiv lidhur me këtë proces do të hapte mundësitë për një qasje të ripërtrirë në zbatimin e të gjitha reformave të domosdoshme për Republikën e Kosovës.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara