Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega në Suharekë ka finalizuar listën e kandidatëve që do ta përfaqësojnë komunën në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Sipas burimeve të konfirmuara nga Suhareka Express, LDK do të garojë me katër kandidatë, të cilët konsiderohen ndër figurat më përfaqësuese, profesionale dhe me potencial të lartë elektoral në nivel lokal dhe qendror.
Kandidatët e LDK-së nga Suhareka:
1.Dr. Ardian Shala
Kryetar i degës në Suharekë, Ish-kandidat për kryetar komune, ish deputet dhe një ndër figurat më të spikatura të LDK-së në Suharekë.
2. Flamur Bytyçi
Biri i ish-kryetarit të ndjerë të Suharekës, Ukë Bytyçit. Flamuri përfaqëson vazhdimësinë e një familjeje që ka kontribuar për vite me radhë në politikë dhe në shërbim të qytetarëve. Pritet të jetë një nga kandidatët më të votuar të degës.
3. Dr. Dafina Kolgeci
Mjeke stomatologe dhe asambleiste e LDK-së në Kuvendin Komunal të Suharekës. E njohur për profesionalizëm, integritet dhe angazhim aktiv në komunitet, Dafina shihet si një vlerë e shtuar për listën qendrore të LDK-së.
4.Feim Gashi
Aktivist i shquar dhe një nga figurat më besnike të LDK-së ndër vite. I pranishëm vazhdimisht në strukturat organizative të degës, Feimi përfaqëson bazën tradicionale të LDK-së dhe angazhimin e palëkundur ndaj partisë.
Suhareka Express do të vazhdojë raportimin e detajuar rreth listave, zhvillimeve dhe fushatës zgjedhore.

