Koalicioni VV–GUXO ka finalizuar dy nga kandidaturat që do ta përfaqësojnë Suharekën në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.
Sipas informacioneve të siguruara nga Suhareka Express, kandidatët e konfirmuar deri tani janë:
- Salih Zyba – deputet aktual dhe një nga figurat më të njohura të VV-së në Suharekë.
- Albena Reshitaj – ish-deputete dhe ish-ministre, tashmë pjesë e GUXO-s dhe e pranishme në disa procese kyçe parlamentare.
Burime brenda koalicionit bëjnë të ditur se gjatë ditës pritet të konfirmohet edhe kandidati i tretë, i cili do të përzgjidhet nga Kryesia Qendrore në koordinim me strukturat lokale.
Me këto kandidatura, VV–GUXO synon të forcojë prezencën në Suharekë dhe të garojë fuqishëm për votën qytetare në nivel qendror.
Suhareka Express do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri.

