Suhareka pritet të marrë ritmin e festës me Karnavalin Golden Eagle, një nga ngjarjet më të mëdha argëtuese që organizohen në qytet gjatë sezonit veror.
Sipas programit të paralajmëruar, parakalimi nëpër qytet nis nga ora 19:00 dhe vazhdon deri rreth orës 20:00, ndërsa pjesa e performancave në skenë është planifikuar nga ora 21:00 deri pas mesnatës.
Organizimi pritet të vazhdojë edhe më 27 qershor, me performanca të grupeve, atmosferë festive dhe këngëtarë të ndryshëm, përfshirë edhe emra të njohur të muzikës shqiptare.
Karnavali është bërë tashmë pjesë e kalendarit veror në Suharekë dhe zakonisht mbledh qytetarë, vizitorë dhe familje nga vende të ndryshme.
