Një tërmet prej 4.9 ballësh ka goditur Kosovën mbrëmjen e së martës.
Epiqendra e tërmetit ishte zona Prizren-Shtërpcë, dhe thellësi hipoqendrore 5 km, ndërsa është ndier edhe në vendet e rajonit.
Tërmeti ka shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe tashmë janë publikuar edhe pamjet e para.
Alajdin Fusha, një qytetar nga Prizreni, ka publikuar video ka dëmet që janë shkaktuar në një market në këtë qytet.
Ndërkaq, sipas sizmiologu Shemsi Mustafa ka thënë se shkalla e tërmetit ka pasur potencial për rrezik për qytetarë dhe dëme.
“Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e Kosovës. Ky sizmicitet kishte potencialin të rrezikon qytetaret dhe shkakton ndonjë dëm material për shkak të forcës se lart, njëherësh këto tërmete dëshmojnë për zonën sizmogjene të Prizrenit, që është zonë aktive, ashtu edhe sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë”, shkroi ai në Facebook.

