Kryetari në detyrë i Kuvendit, Dimal Basha, ka bërë të ditur se partitë politike kanë arritur konsensus të plotë për mënyrën e procedimit në seancën e radhës, duke përfshirë votimin e kryetarit të Kuvendit, pesë nënkryetarëve dhe vazhdimin me procesin e formimit të Qeverisë.
Ai njoftoi se seanca do të mbahet nesër në ora 17:00, pas ndryshimit të orarit me kërkesë të nënkryetares të PDK-së, Vlora Çitaku, për shkak të fjalës përfundimtare në Hagë, duke shtuar se ky vendim është marrë në pajtueshmëri me të gjitha partitë politike.
“Pas të gjitha diskutimeve, ka pasë një konsensus të plotë të të gjitha partive politike që ka ardhë si propozim i të gjitha partive politike, të liderëve ose udhëheqësve të partive politike të komuniteteve joshumicë, jo serbe. Propozimi i tyre ka qenë i qartë që të shkohet në votim në pako, pra pakoja të votohet, pakoja e nënkryetarëve, e pesë nënkryetarëve në pako komplet bashkë. Ka pasë konsensus pra për raportin, ka pasë konsensus për votimin e kryetares, e kryetarit, ka pasë konsensus për votimin e pakos të pesë nënkryetarëve dhe ka një dakordim, një konsensus brenda kësaj mbledhje që – m’vjen shumë mirë ta them edhe njëherë – që do të bëhet votimi në pako i pesë nënkryetarëve, ku pritet themelimi i institucioneve të Kosovës sa më shpejt, pastaj të vazhdohet edhe me votimin e qeverisë dhe pastaj sigurisht, siç e dini, na presin votimi i buxhetit, i marrëveshjeve ndërkombëtare të cilat e kanë një afat që duhet të votohen sa më shpejt”.
“Prandaj, unë shpreh mirënjohjen për të gjithë liderët e subjekteve politike që ishin të pranishëm edhe që patëm mirëkuptim nga të gjithë. Gjithashtu, data mbetet nesër, mirëpo ora ka ndryshuar. Kjo ka qenë me kërkesë të nënkryetares Vlora Çitaku, e cila për shkak të rrethanave që gjendemi nesër, ku do të ketë mbrojtja fjalën e vet gjatë gjithë ditës, në respekt të asaj që po ndodh në Hagë, të gjitha subjektet, liderët e subjekteve politike kanë pranuar që mbledhja e seancës konstituive të mbahet në ora 17:00 dhe pastaj të vazhdohet me votimin e qeverisë. Pra seanca do të bëhet nesër në ora 17:00 me konsensus, pra me pajtueshmëri të të gjithë subjekteve politike, propozim ky që ka ardhë nga nënkryetarja Çitaku. Ju faleminderit shumë e shihemi nesër në seancën konstituive. Faleminderit”, tha ai.
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Lajme
Policia jep detaje për tragjedinë në Shëngjin: Dy pushues nga Kosova humbën jetën, tre po marrin trajtim mjekësor
Politike
Këto ishin rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit 2025 në Komunën e Suharekës
Ekonomi
Shahini kritikon kufizimin e ATK-së për pagesat kesh mbi dy mijë euro: tregon kush goditet më shumë
Politike
Blerim Kuçi prezanton platformën e tij politike, fton qytetarët të njihen me vizionin e tij
Politike
Abdixhiku nga Rahoveci: LDK po vjen me projekte, jo me propagandë
Politike
Bedri Hamza: Gratë janë forca e ndryshimit

