Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Abdixhiku ka një mesazh për kritikët, tregon nëse do të jep dorëheqje

Abdixhiku falënderon votuesit e LDK-së: Verdikti i qytetarëve respektohet, reflektimi do të bëhet në organet e partisë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar publikisht 126.102 qytetarët që i dhanë besimin LDK-së në zgjedhjet e fundit, duke theksuar se çdo votë për këtë parti përbën përgjegjësi dhe obligim për të ardhmen.

Në një mesazh drejtuar anëtarësisë dhe votuesve, Abdixhiku ka pranuar se rezultati zgjedhor nuk ishte ai që pritej, por ka theksuar se verdikti i qytetarëve respektohet plotësisht. “Nuk është e tepërt të përsëritet se rezultati zgjedhor nuk ishte ai që pritëm; larg madje. Por është verdikt i qytetarëve të vendit tonë dhe para tij përulemi me respekt të plotë”, ka deklaruar ai.

Abdixhiku ka nënvizuar se LDK-ja nuk i shmanget përgjegjësisë dhe reflektimit, por se këto procese nuk zhvillohen përmes reagimeve emocionale apo debateve të çastit. Sipas tij, pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, në përputhje me Statutin dhe traditën demokratike të partisë, do të mblidhet Kryesia e LDK-së, e më pas edhe Kuvendi i partisë, ku anëtarësia do të vendosë për të ardhmen politike dhe organizative.

“LDK është parti institucionale. Çështjet tona nuk zgjidhen në statuse emocionale, as në klithma sociale”, ka theksuar Abdixhiku, duke shtuar se vendimet merren në organet legjitime të partisë dhe nga vetë anëtarësia.

Ai ka pasur edhe një mesazh për kritikët e jashtëm të LDK-së, duke theksuar se sulmet ndaj partisë nuk i shërbejnë asaj dhe as demokracisë. “LDK-ja nuk ndërtohet me sulme nga jashtë, e as me gëzim për humbjen e saj. LDK është më e madhe se çdo individ”, ka deklaruar ai.

Në fund, Abdixhiku ka falënderuar të gjithë ata që e mbështetën LDK-në gjatë fushatës dhe zgjedhjeve, duke theksuar se besimi i qytetarëve mbetet detyrimi më i madh i partisë.

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara