Ekskluzive: Osmani kërkoi një gur minerar të “Trepçës” për t’ia dhuruar presidentit Trump, Qeveria nuk ia dha

Në 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës ka ndodhur një ngjarje e pazakontë në mes dy institucioneve të larta shtetërore. Presidenca dhe Qeveria nuk kanë mundur të pajtohen rreth dhurimit të një guri të “Trepçës” për presidentin Donald Trump.

Ministria e Ekonomisë ka refuzuar të ia jep Presidencës një gur minerar të ndërmarrjes “Trepça”, të cilin presidentja Vjosa Osmani kishte planifikuar të i dhuronte presidentit të ShBA-së, Donald Trump, në ceremoninë e inaugurimit të “Bordit të Paqes”.

Nga burimet e ministrisë së Artane Rizvanolli, gazeta Nacionale ka siguruar korrespodencën në mes të këtyre dy institucioneve për këtë çështje.

Duke tentuar të kopjonte ish-presidentin Ibrahim Rugova me dhënën e gurëve të “Trepçës” për miqtë e Kosovës, presidentja Vjosa Osmani kishte planifikuar që me një “dhuratë” të tillë ta nderonte edhe presidentin e ShBA-së, Donald Trump. Megjithatë, refuzimi që mori nga Qeveria Kurt ajo u detyruar që shefit të Shtëpisë së Bardhë t`i shkonte duarthatë.

Më 17 shkurt, në ditë para se presidentja Osmani të niset për më Uashington, Presidenca i kishte shkruar Muzeut të Kosovës për mundësinë e dhurimit të një guri të “Trepçës”.

Për dhurimin e një guri të tillë, muzeu kishte kërkuar aprovimin e Ministrisë së Ekonomisë.

Më pas, Presidenca iu kishte drejtuar Ministrisë së Artane Rizvanollit.

Në kërkesën e Presidencës, tregohen arsyet se pse po kërkohet dhurimi i këtij guri.

Në funksion të realizimit të nevojave shtetërore dhe duke u bazuar në interesin publik, ju drejtohemi me këtë kërkesë për të shqyrtuar mundësinë e dhënies në pronësi të një guri minerar nga Ndërmarrja “Trepça”, për qëllime shtetërore(te bashkangjitur keni ne fotografi). Ky gur minerar do të shërbej ekskluzivisht për përmbushjen e nevojave protokollare. Duke ju falënderuar paraprakisht për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj, mbetemi në pritje të përgjigjes suaj”, është thënë në kërkesën e Presidencës për Ministrinë e Ekonomisë.

Gazeta Nacionale ka siguruar edhe fotografinë e gurit që e ka kërkuar Presidenca.

Arsyet e Presidencës nuk e kishin bindur Ministrin e Ekonomisë për dhënien e një guri të tillë.

Pas pak kohe, Drejtor i Departamentit të Minierave, Skender Sallahi, i ishte përgjigjur Presidencës, duke thënë se nuk mund të realizohet kërkesa e tyre.

Aty tregohet pse nuk mund të pranohet kërkesa e shefes së shtetit.

Te nderuar bazuar ne kohën e shkurtër për te ndërmarr hapat ligjor për realizimin e kësaj çështje ju kërkojmë mirëkuptim për pamundësinë e realizimit të kësaj kërkese. Duke ju kërkuar mirëkuptim ju shpreh gatishmërinë për bashkëpunim në të ardhmen”, është thënë në përgjigjen.

Refuzimi i kësaj kërkese duket se ka reflektuar raportet e ftohta të presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Ftohja e këtyre raporteve kulmoi javën e kaluar, kur Lëvizja Vetëvendosje nuk e kishte propozuar Vjosa Osmanin për presidente. Kjo e fundit, para disa dite, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Një ditë pas dështimit të Kuvendit për të zgjedhur presidentin e Kosovës Osmani ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës. Ky dekret është kontestuar nga VV-ja në Gjykatën Kushtetuese. Kjo e fundit e ka pezulluar dekretin, duke vendosur masë të përkohshme deri më 31 mars.

Më shumë lajme

Nga kategori të ndryshme

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara