Alarm për bombë në stacionin e autobusëve në Prishtinë ka rezultuar i rremë.
Ishte policia e Kosovës që njoftoi zyrtarisht mëngjesin e kësaj të martë se rreth orës 8 kishte marrë një informacion për vendosjen e një mjeti shpërthyes në stacionin e mjeteve të transportit publik interurban në kryeqytet.
Pas informacioneve blutë kanë rrethuar zonën dhe kanë evakuuar qytetarët, ndërsa forcat xheniere kanë konstatuar se në zonë nuk ka prani të mjeteve shpërthyese apo elementëve të tjerë të dyshimtë që mund të cënojnë sigurinë.
Stacioni i autobusëve në Prishtinë është rikthyer brenda pak orësh në funksion normal, ndërsa kontrollet zgjatën rreth dy orë.
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Suhareka
Rrahje mes babait, djemve dhe xhaxhait në Reçan të Suharekës
Lajme
Kurti: Vullnetit të popullit për anëtarësim, BE-ja duhet t’i përgjigjet me vullnet të ndërsjellë për pranim (Zyrtare)
Sporti
Lorina largohet nga Klan Kosova: Përfundon angazhimin si moderatore
Suharekë
Ekskluzive | Therje me thikë në Budakovë të Suharekës
Lajme
“Më prit se tani do të vij të vras ty dhe familjen tënde”- Rrahje e kërcënim, si ndodhi vrasja në Ferizaj?
Lajme
Vdes një 71-vjeçare në Koshare të Ferizajt, dyshohet se ra në një bunar

