Lorina largohet nga Klan Kosova: Përfundon angazhimin si moderatore

Moderatorja Lorina ka bërë të ditur se ka vendosur ta përfundojë angazhimin e saj në Klan Kosova.

Përmes një postimi publik, ajo ka thënë se po mbyll një kapitull të rëndësishëm të jetës së saj profesionale, pas viteve të kaluara në ekranin e Klan Kosovës, veçanërisht në mbulimin e sportit.

“Këto vite në ekranin e Klan Kosovës, e veçanërisht në mbulimin e sportit, kanë qenë një pasion që e kam jetuar çdo ditë me ju”, ka shkruar ajo.

Lorina ka falënderuar kolegët e redaksisë për bashkëpunimin, si dhe shikuesit për mbështetjen e vazhdueshme gjatë rrugëtimit të saj televiziv.

Ajo ka theksuar se Klan Kosova do të mbetet gjithmonë një shtëpi e rëndësishme për të, por ka paralajmëruar se është gati për sfida dhe projekte të reja.

“Është koha për sfida dhe projekte të reja, për të cilat mezi pres t’ju njoftoj së shpejti”, ka përfunduar ajo.

Më shumë lajme

Nga kategori të ndryshme

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara