Alarm për përdorimin e drogave në Kosovë: mbi 35 mijë përdorues, mosha e fillimit bie në 16 vjeç

Kosova po përballet me një shqetësim në rritje sa i përket përdorimit të substancave narkotike, sidomos te fëmijët dhe të rinjtë.

Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Abuzimit me Droga dhe Trafikimit të Paligjshëm, KOMF dhe organizata Labyrinth kanë bërë thirrje për reagim më të fortë institucional.

Sipas të dhënave të publikuara, numri i përdoruesve të drogave në Kosovë vlerësohet të ketë kaluar mbi 35 mijë, ndërsa mosha mesatare e fillimit ka rënë nga 18 në 16 vjeç.

Organizatat paralajmërojnë se marihuana mbetet substanca më e përdorur, ndërsa është rritur edhe shqetësimi për përdorimin e kokainës dhe heroinës në grupe të caktuara.

Ato kërkojnë më shumë programe parandaluese, shërbime rehabilituese dhe mbështetje për familjet që përballen me raste të varësisë.

Burimi: Lajmi.net

Më shumë lajme

Nga kategori të ndryshme

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara