Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Albin Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e Nexhat Dacit: “Një emër me rëndësi në historinë e shtetndërtimit të Kosovës”

Albin Kurti ka reaguar për ndarjen nga jeta të Nexhat Daci, duke e cilësuar këtë humbje si pikëlluese në ditën e parë të vitit 2026.

Nexhat Daci ishte kryetari i parë i Kuvendit të Kosovës pas çlirimit të vendit në vitin 1999. Ai u zgjodh dy herë në këtë detyrë, në periudhat 2000–2004 dhe 2004–2006, duke qenë një nga figurat më aktive të skenës politike kosovare në vitet pas luftës. Si anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Daci ishte deputet i Kuvendit të Kosovës për disa mandate, ndërsa nga viti 2007 themeloi dhe drejtoi partinë Lidhja Demokratike e Dardanisë.

Në cilësinë e anëtarit të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci ishte një nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, duke lënë gjurmë të përhershme në procesin e shtetndërtimit të vendit.

Përveç angazhimit politik, Daci kishte edhe një karrierë të shquar akademike. I lindur më 26 korrik 1944 në fshatin Tërnoc të Bujanocit, ai studioi kimi në Universitetin e Beogradit, ku përfundoi magjistraturën në vitin 1968. Në vitin 1973 doktoroi në Universitetin e Zagrebit, ndërsa më pas kreu studime postdoktorale në Universitetin e Bradfordit në Mbretërinë e Bashkuar. Ai ligjëroi për dekada në Universitetin e Prishtinës, ku në vitin 1984 u zgjodh profesor ordinar.

Nexhat Daci ishte anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës nga viti 1994 dhe anëtar i rregullt nga viti 1996. Ai e drejtoi këtë institucion dy herë, në periudhat 1999–2004 dhe 2018–2019, si dhe ishte autor i shumë punimeve shkencore dhe veprave studimore në fushën e kimisë.

Në reagimin e tij, Albin Kurti u shprehu ngushëllime familjes Daci, kolegëve profesorë dhe akademikë, si dhe bashkëpunëtorëve të tij, duke theksuar se Nexhat Daci do të mbetet një emër i rëndësishëm në historinë institucionale dhe politike të Republikës së Kosovës.

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara