Ambasada amerikane: Vaksina nuk ju bën magnetikë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka informuar qytetarët se vaksinimi kundër Coronavirusit nuk e bën trupin mangenik.

“Marrja e vaksinës së COVID-19 nuk do t’ju bëjë magnetik, përfshirë vendin e vaksinimit, që zakonisht është krahu juaj”, thuhet në njoftimin e ambasadës në Facebook.

Më tej bëhet e ditur se vaksinat e COVID-19 nuk përmbajnë përbërës që mund të prodhojnë fushë elektromagnetike në vendin e injeksionit.

“Të gjitha vaksinat e COVID-19 janë të liruara nga metalet”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së, e cila ka bashkëngjitur edhe linkun për të mësuar më shumë rreth përbërësve në vaksinat e COVID-19 të autorizuara për përdorim në SHBA.

Ndryshe, në 24 orët e fundit janë dhënë 22.119 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 644.212 doza të vaksinës. Ndërsa, 221.026 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara