Pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një fjalim falënderues për qytetarët, aktivistët dhe kandidatët e LDK-së, duke e cilësuar ditën e zgjedhjeve si një “fitore të demokracisë dhe qytetarisë”.
Abdixhiku tha se “Kosova foli me votë, me besim dhe me qartësi, përtej zhurmës, përçarjes dhe fyerjeve”, duke e vlerësuar këtë si dëshmi se demokracia është vlera më e madhe e popullit të Kosovës.
Sipas tij, LDK-ja ka fituar në shtatë komuna, përfshirë edhe garën më të rëndësishme – Prishtinën, e cila, sipas Abdixhikut, “është simbol i kthimit të qytetarisë dhe përgjegjësisë në qeverisje pas 12 vitesh”.
Ai theksoi se këto fitore janë rezultat i punës, ndershmërisë dhe përkushtimit, pa përdorur aparat shtetëror apo ndikime të jashtme:
“Kemi fituar me qytetari, me ide, me punë, me përkushtim. Pa interesa klanore e pa ndikime nga jashtë.”
Në fjalimin e tij, Abdixhiku falënderoi veçanërisht kandidatët që nuk arritën të fitonin, si Xhafë, Arbër, Besnik dhe Ardian Shala, duke thënë se ata kanë bërë një punë dinjitoze dhe kanë përfaqësuar me dinjitet vlerat e LDK-së.
Në të njëjtën kohë, ai theksoi se fitorja nuk është fundi i garës, por “fillimi i një përgjegjësie të madhe për t’u shërbyer qytetarëve pa dallim”.
“Ne nuk fitojmë për të ndarë, fitojmë për të bashkuar.
Në çdo komunë ku kemi fituar, do të jemi qeverisje për të gjithë, pa ngjyra e pa flamuj partiakë.”
Abdixhiku e përmbylli fjalimin me një thirrje për punë e përulësi:
“Qytetarët nuk kanë nevojë për heroizma, por për rezultate. Nuk kanë nevojë për fjalë të mëdha, por për vepra të ndershme.
Dje, Kosova ka bërë një hap përpara drejt normalitetit, drejt një qeverisjeje që dëgjon dhe respekton.”
Në fund, ai falënderoi të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen dhe besimin e dhënë:
“Urime Republikës së Kosovës — për një natë shprese, për një fillim të mbarë.”
Lidhja Demokratike e Kosovës theksoi se këto rezultate janë një sinjal i qartë se partia po ringrihet si një forcë e qëndrueshme e qendrës demokratike në vend.
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Lajme
Policia jep detaje për tragjedinë në Shëngjin: Dy pushues nga Kosova humbën jetën, tre po marrin trajtim mjekësor
Politike
Këto ishin rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit 2025 në Komunën e Suharekës
Ekonomi
Shahini kritikon kufizimin e ATK-së për pagesat kesh mbi dy mijë euro: tregon kush goditet më shumë
Politike
Blerim Kuçi prezanton platformën e tij politike, fton qytetarët të njihen me vizionin e tij
Politike
Abdixhiku nga Rahoveci: LDK po vjen me projekte, jo me propagandë
Politike
Bedri Hamza: Gratë janë forca e ndryshimit

