Auditori: Trepça vazhdon të mos i paguajë kontributet pensionale për punëtorët
Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se ndërmarrja publike Trepça që nga viti 2020 vazhdon që të mos i paguajë kontributet pensionale dhe tatimin në paga për punëtorët e saj.
Në Raportin e Auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të Trepçës për vitin 2025, thuhet se nga kjo përjashtim bëjnë 9 muaj të vitit 2022, që […] The post Përurohet shtatorja e Rugovës në Klinë, në ceremoni mungojnë shumë prej figurave kryesore të LDK-së appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com. Klina është bërë me shtatore të ish-presidentit, Ibrahim Rugova.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast nuk janë parë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, si dhe shumë prej figurave qendrore të kësaj partie. Por, aty, mes të pranishmëve ishin djali i Ibrahim Rugovës, Ukë Rugova, ish-presidentja Vjosa Osmani dhe ish-kryeministri Avdullah Hoti.
Për mungesën e Abdixhikut, Kallxo.com ka tentuar të kontaktoj me zëdhënësin e LDK-së, Besian Mustafa, por ai nuk ka qenë i qasshëm. Ilir Ferati, si sekretar i partisë, që po ashtu nuk është parë në këtë ceremoni, ka treguar për Kallxo.com se aktualisht është në pushime dhe nuk ka mundur të jetë i pranishëm.
Për arsyen e mungesës së Abdixhikut, ai ka thënë se nuk ka informacione. “Unë jam në pushim me familjen. Kjo është arsyeja pse kam munguar. Aty prezent ka qenë nënkryetari i komunës (së Istogut) dhe kryesuesi i Kuvendit”- ka shpjeguar Ferati për Kallxo.com.
Nënkryetari i Komunës së Klinës, Fadil Gashi ka konfirmuar për Kallxo.com se Abdixhiku ka pasur ftesë për zbulimin e shtatores, mirëpo sipas informacioneve të tij, ai ka udhëtuar jashtë vendit gjatë ditës. “Ka pasë ftesë kryetari, krejt kryesia dhe kryetarët e degëve. [Ftesa] është dërguar në selinë qendrore.
Lumiri, kryetari, ma ka konfirmuar se do të udhëtojë sot jashtë shtetit”- ka thënë Gashi në bisedë telefonike. Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezi, me rastin e njoftimit për zbulimin e shtatores së Ibrahim Rugovës në komunën që e drejton, ka thënë se vendi ku u zbulua shtatorja, nga 02.07.2026, mban edhe emrin Sheshi “Ibrahim Rugova”.
Ky vend, sipas tij, nuk do të jetë vetëm një hapësirë publike, por do të jetë “vend kujtese, reflektimi dhe edukimi qytetar”. “Sot, Klina bëhet më e bukur. Jo vetëm sepse po pasurohet me një vepër monumentale, por sepse po fiton një simbol të kujtesës, identitetit dhe vlerave mbi të cilat është ndërtuar shteti ynë.”- ka shkruar Elezi.
Sipas informacioneve te publikuara nga Raporto Korrupsionin! KALLXO.com, tema ka rendesi per lexuesit per shkak te ndikimit qe mund te kete ne zhvillimet aktuale, ne jeten e perditshme ose ne interesin publik.
Suhareka Express do ta percjelle kete zhvillim dhe do ta perditesoje artikullin nese publikohen te dhena te reja nga burime zyrtare ose media te besueshme.
Burimi: Raporto Korrupsionin! KALLXO.com
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Lajme
Pamje nga përleshja e armatosur në Podujevë- Si nisi i gjithë konflikti?
Kosovë
Ditë e rëndë për dy familje kosovare: sot u jepet lamtumira dy grave që humbën jetën jashtë vendit
Ekonomi
Nga sot ndryshojnë çmimet e derivateve në Kosovë: kaq kushton nafta, benzina dhe gazi
Suharekë
KEDS njofton ndërprerje të rrymës në disa fshatra të Suharekës sot
Aktualitet
Ekskluzive | Ky është 25-vjeçari që humbi jetën pasi dyshohet se u godit nga rrufeja në malet e Suharekës
Lajme
Inteligjenca artificiale pa kontroll në Ballkanin Perëndimor (Portalb)

