Pamje nga përleshja e armatosur në Podujevë- Si nisi i gjithë konflikti?

Pamje nga përleshja e armatosur në Podujevë- Si nisi i gjithë konflikti?

Raporton: Shpresë HASIMI The post Pamje nga përleshja e armatosur në Podujevë- Si nisi i gjithë konflikti? appeared first on Betimi për Drejtësi. (Përditësuar, ora 18:55)- Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri të enjten në Podujevë.

“Betimi për Drejtësi” ka siguruar pamje nga kamerat e sigurisë nga vendi i ngjarjes, ku shihet se si nisi e si përfundoi i gjithë konflikti. Sipas pamjeve, fillimisht të përfshirët në këtë rast shihen duke u fjalosur e më pas nxirren edhe armët.

“Betimi për Drejtësi” mëson se dy nga të plagosurit janë vëllezër (F.Z., dhe F.Z), kurse tjetri daja i tyre A.Xh. Ndërkaq, i plagosuri i katërt është kalimtar rasti.

https://www.facebook.com/share/v/1NvWhCTWNT/?mibextid=wwXIfr Prokuroria për plagosjen në Podujevë: Motivi dyshohet se lidhet me një mosmarrëveshje paraprake (Përditësuar, ora 17:18)- Prokuroria Themelore në Prishtinë- Departamenti për Krime të Rënda, ka dhënë detaje lidhur me rastin e të shtënave me armë zjarri në qendër të Podujevës, ku u plagosën katër persona.

Sipas Prokurorisë, motivi i ngjarjes dyshohet se lidhet me mosmarrëveshje të mëparshme. Në njoftim thuhet se rreth orës 13:40, në sheshin ‘’Bulevardi i Dëshmorëve’’ në Komunën e Podujevës, ka ndodhur një përleshje e armatosur ndërmjet tre personave.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, lëndime trupore kanë pësuar tre personat e përfshirë në ngjarje, si dhe një kalimtar i rastit, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Sipas të dhënave fillestare të hetimit, dyshohet se në këtë ngjarje janë të përfshirë persona që kanë lidhje familjare (nip dhe dajë), ndërsa motivi i dyshuar i kësaj çështje lidhet me një mosmarrëveshje paraprake”, thuhet në njoftim.

Prokuroria bën të ditur se menjëherë pas pranimit të informatës nga Policia e Kosovës, prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe në bashkëpunim me njësitet përkatëse të Policisë, kanë ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave të këtij rasti.

Sipas informacioneve te publikuara nga Betimi për Drejtësi, tema ka rendesi per lexuesit per shkak te ndikimit qe mund te kete ne zhvillimet aktuale, ne jeten e perditshme ose ne interesin publik.

Suhareka Express do ta percjelle kete zhvillim dhe do ta perditesoje artikullin nese publikohen te dhena te reja nga burime zyrtare ose media te besueshme.

Burimi: Betimi për Drejtësi

Më shumë lajme

Nga kategori të ndryshme

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara