Përurohet shtatorja e Rugovës në Klinë, në ceremoni mungojnë shumë prej figurave kryesore të LDK-së
Klina është bërë me shtatore të ish-presidentit, Ibrahim Rugova. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast nuk janë parë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, si dhe shumë prej figurave qendrore të kësaj partie. Por, aty, mes të pranishmëve ishin djali i Ibrahim Rugovës, Ukë Rugova, ish-presidentja Vjosa Osmani dhe ish-kryeministri Avdullah Hoti.
[…] The post Haxhiu në 20-vjetorin e IPK-së: Ky institucion ka ndihmuar në rritjen e besimit të qytetarëve në Policinë e Kosovës appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com.
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, gjatë ceremonisë së shënimit të 20-vjetorit të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), më 02.07.2026, ka folur për rëndësinë e llogaridhënies, transparencës dhe përgjegjësisë institucionale si “shtylla kryesore të besimit të qytetarëve në institucionet e sigurisë”. Ajo, me këtë rast, vlerësoi punën dydekadëshe të këtij institucioni.
IPK, sipas Haxhiut, është ndërtuar me një mision të vështirë, por jetik në një shtet demokratik: garantimin që vetë institucionet e zbatimit të ligjit të mbeten brenda kornizës ligjore. Siç shkruan Presidenca, Haxhiu ka theksuar se gjatë 20 viteve, Inspektorati Policor i Kosovës ka vepruar me përgjegjësi dhe integritet, duke ndihmuar në rritjen e besimit të qytetarëve në Policinë e Kosovës.
Ajo përmendi edhe rritjen e rasteve të adresuara nga qytetarët drejt IPK-së, duke thënë se kjo është dëshmi e rritjes së besimit publik në këtë institucion. Sipas saj, gjatë vitit 2025 IPK është kontaktuar nga 2 mijë 539 qytetarë, rreth 500 më shumë se një vit më parë. “Njëzet vjet të Inspektoratit Policor nuk mund të ndahen nga rrugëtimi ynë si shtet.
Pra, çdo institucion që ne kemi ngritur me përgjegjshmëri, çdo standard që kemi vendosur mbi vetveten, na ka afruar te shteti që gjithmonë e kemi ëndërruar: një shtet ku ligji vlen njësoj për të gjithë.
Pavarësia, transparenca dhe përgjegjshmëria e këtij Inspektorati janë matëse të pjekurisë sonë demokratike dhe pjesë e pandashme e rrugëtimit tonë evropian”- citohet të ketë deklaruar Haxhiu, të enjten, më 02.07.2026. Në fjalën e saj, Haxhiu vlerësoi edhe rolin e gjeneratës së parë të këtij institucioni, të cilët sipas saj ndërtuan IPK-në nga themeli, me përkushtim dhe përgjegjësi.
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) u themelua në vitin 2006 si një mekanizëm i pavarur i mbikëqyrjes së Policisë me dy funksione kryesore: hetimin e të gjitha ankesave për sjellje të policëve, pa dallim grade apo pozite dhe inspektimi i mënyrës së kryerjes së detyrave nga ana e Policisë në një varg të definuar të funksioneve menaxhuese, në lidhje me saktësinë, efektshmërinë dhe zbatueshmërinë e ligjeve në fuqi.
Sipas informacioneve te publikuara nga Raporto Korrupsionin! KALLXO.com, tema ka rendesi per lexuesit per shkak te ndikimit qe mund te kete ne zhvillimet aktuale, ne jeten e perditshme ose ne interesin publik.
Suhareka Express do ta percjelle kete zhvillim dhe do ta perditesoje artikullin nese publikohen te dhena te reja nga burime zyrtare ose media te besueshme.
Burimi: Raporto Korrupsionin! KALLXO.com
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Lajme
Mikpritësit i japin një goditje të fortë Kupës së Botës
Kosovë
Ditë e rëndë për dy familje kosovare: sot u jepet lamtumira dy grave që humbën jetën jashtë vendit
Ekonomi
Nga sot ndryshojnë çmimet e derivateve në Kosovë: kaq kushton nafta, benzina dhe gazi
Suharekë
KEDS njofton ndërprerje të rrymës në disa fshatra të Suharekës sot
Lajme
Prokurorët gjermanë akuzojnë Kievin se urdhëroi sulmin në Nord Stream në vitin 2022
Lajme
Prishtina transferon ish-portierin e Ballkanit

