Mikpritësit i japin një goditje të fortë Kupës së Botës
Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe Kanadaja kanë siguruar kualifikimin në raundin e 16-të të Kupës së Botës 2026, duke konfirmuar se avantazhi i të luajturit në shtëpi po ka peshë të madhe në këtë turne.Tri vendet organizatore vazhdojnë rrugëtimin e tyre në kompeticion, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina, Ekuadori dhe Afrika e Jugut janë eliminuar.
Meksika, SHBA-ja dhe Kanadaja tani synojnë të shkojnë edhe më larg.Meksika, skuadra më bindëse e organizatorëveMeksika po zhvillon paraqitjen më të mirë mes tri kombëtareve pritëse.
Skuadra e drejtuar nga Javier Aguirre ka fituar të gjitha ndeshjet deri më tani dhe ende nuk ka pësuar gol.Meksikanët e drejtuar nga Javier Aguirre kaluan fazën e grupeve me tri fitore, ndërsa në raundin e parë eliminator triumfuan 2-0 ndaj Ekuadorit, një ekip që më herët kishte befasuar Gjermaninë.Julian Quiñones ka qenë një nga figurat kryesore të skuadrës, ndërsa Meksika po vlerësohet si një prej ekipeve më të balancuara të turneut.
Në raundin e 16-të, ajo do të përballet me Anglinë në një duel shumë të fortë. SHBA-ja përballë BelgjikësEdhe Shtetet e Bashkuara kanë treguar formë të mirë në këtë Kupë Bote. Humbja e vetme e tyre erdhi ndaj Turqisë në fazën e grupeve, por amerikanët gjithsesi e siguruan vendin e parë në grup.Në ndeshjen e parë eliminatore, SHBA-ja e mposhti Bosnjën dhe Hercegovinën me rezultat 2-0.
Tani, skuadra amerikane e drejtuar nga Maurcio Pochetino do të përballet me Belgjikën, e cila siguroi kualifikimin pas një fitoreje dramatike ndaj Senegalit, falë një penalltie në minutat shtesë. Kanadaja vazhdon ëndrrënKanadaja ka pasur rrugëtimin më të vështirë mes vendeve pritëse, por ka arritur të mbetet në garë.
Kanadezët fituan bindshëm ndaj Katarit, barazuan me Bosnjën dhe Hercegovinën dhe humbën ndaj Zvicrës në fazën e grupeve, rezultat që nuk ndikoi në kualifikimin e tyre.Në raundin e parë eliminator, Kanadaja fitoi minimalisht ndaj Afrikës së Jugut. Në raundin e 16-të, ajo do të përballet me Marokun, një nga surprizat e mëdha të turneut, pasi marokenët eliminuan Holandën.
Të tre vendet pritëse janë ende në lojë dhe Kupa e Botës 2026 po dëshmon se mbështetja e publikut vendas mund të jetë një armë e fortë në rrugën drejt fazave më të avancuara.
/Telegrafi/ Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe Kanadaja kanë siguruar kualifikimin në raundin e 16-të të Kupës së Botës 2026, duke konfirmuar se avantazhi i të luajturit në shtëpi po ka peshë të madhe në këtë turne.Tri vendet organizatore vazhdojnë rrugëtimin e tyre në kompeticion, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina, Ekuadori dhe Afrika e Jugut janë eliminuar.
Sipas informacioneve te publikuara nga Telegrafi, tema ka rendesi per lexuesit per shkak te ndikimit qe mund te kete ne zhvillimet aktuale, ne jeten e perditshme ose ne interesin publik.
Suhareka Express do ta percjelle kete zhvillim dhe do ta perditesoje artikullin nese publikohen te dhena te reja nga burime zyrtare ose media te besueshme.
Burimi: Telegrafi
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Lajme
Skanimi i situatës së sigurisë në Ballkan, Shefi i Forcave të Armatosura të Zvicrës vizitë në Kosovë e Bosnje
Kosovë
Ditë e rëndë për dy familje kosovare: sot u jepet lamtumira dy grave që humbën jetën jashtë vendit
Ekonomi
Nga sot ndryshojnë çmimet e derivateve në Kosovë: kaq kushton nafta, benzina dhe gazi
Suharekë
KEDS njofton ndërprerje të rrymës në disa fshatra të Suharekës sot
Lajme
Kosova dhe rajoni presin vendimin e Komisionit Evropian për fondet e Planit të Rritjes
Lajme
Prokuroria jep detaje për rastin në Podujevë: Të përfshirë nip dhe dajë, motivi: mosmarrëveshja paraprake

