​Prokuroria jep detaje për rastin në Podujevë: Të përfshirë nip dhe dajë, motivi: mosmarrëveshja paraprake

​Prokuroria jep detaje për rastin në Podujevë: Të përfshirë nip dhe dajë, motivi: mosmarrëveshja paraprake

(Lajm j pêrditêsuar) ​Prokuroria jep detaje për rastin në Podujevë: Të përfshirë nip dhe dajë, motivi: mosmarrëveshja paraprake Në përleshjen e sotme e armatosur në Podujevë nga të shtënat me armë zjarri, lëndime trupore pësuar tre persona të përfshirë në ngjarje si dhe një kalimtar i rastit, konfirmoi Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Sipas Prokurorisë, përleshja … (Lajm j pêrditêsuar) ​Prokuroria jep detaje për rastin në Podujevë: Të përfshirë nip dhe dajë, motivi: mosmarrëveshja paraprake Në përleshjen e sotme e armatosur në Podujevë nga të shtënat me armë zjarri, lëndime trupore pësuar tre persona të përfshirë në ngjarje si dhe një kalimtar i rastit, konfirmoi Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Sipas Prokurorisë, përleshja dyshohet se ishte mes familjarëve: nip dhe dajë, ndërsa dyshohet se motivi lidhet me një mosmarrëveshje paraprake. Njoftimi i plotë: Prokuroria Themelore në Prishtinë- Departamenti për Krime të Rënda njofton opinionin publik se sot, rreth orës 13:40, në sheshin ‘’Bulevardi i Dëshmorëve’’ në Komunën e Podujevës, ka ndodhur një përleshje e armatosur ndërmjet tre (3) personave.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, lëndime trupore kanë pësuar tre (3) persona të përfshirë në ngjarje, si dhe një kalimtar i rastit. Sipas të dhënave fillestare të hetimit, dyshohet se në këtë ngjarje janë të përfshirë persona që kanë lidhje familjare (nip dhe dajë), ndërsa motivi i dyshuar i kësaj çështje lidhet me një mosmarrëveshje paraprake.

Menjëherë pas pranimit të informatës nga Policia e Kosovës, prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe në bashkëpunim me njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, kanë ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave të këtij rasti.

Me këto veprime të njëjtit dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘’Vrasja e rëndë në tentativë’’, nga neni 173 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Personat e lënduar me armë zjarri, janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në koordinim të plotë më Policinë e Kosovës, është duke vazhduar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. ​Nga katër të plagosurit në Podujevë, tre janë familjarë e një kalimtar rasti Policia në Podujevë ka dhënë detaje duke thënë se nga katër të plagosurit, tre janë familjarë dhe një është kalimtar i rastit.

Nënkoloneli i Drejtorisë Rajonale të Prishtinës, Basri Shabani tha se motivi i ngjarjes nuk dihet saktë, por tha se dyshohet se e gjithë ngjarja të ketë ndodhur për probleme familjare. “Sot rreth orës 14:00 stacioni policor në Podujevë ka marrë informata se në shesh janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Sipas informacioneve te publikuara nga RTV21, tema ka rendesi per lexuesit per shkak te ndikimit qe mund te kete ne zhvillimet aktuale, ne jeten e perditshme ose ne interesin publik.

Suhareka Express do ta percjelle kete zhvillim dhe do ta perditesoje artikullin nese publikohen te dhena te reja nga burime zyrtare ose media te besueshme.

Burimi: RTV21

Më shumë lajme

Nga kategori të ndryshme

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara