Kosova dhe rajoni presin vendimin e Komisionit Evropian për fondet e Planit të Rritjes
Vendet e Ballkanit Perëndimor janë në pritje të vlerësimit të Komisionit Evropian për zbatimin e reformave në kuadër të Planit të Rritjes, proces që do të përcaktojë edhe ndarjen e fondeve për secilin shtet.
Afati për dorëzimin e raporteve mbi reformat përfundon më 15 korrik, ndërsa më pas Komisioni Evropian do të shqyrtojë nëse obligimet […] The post Kosova dhe rajoni presin vendimin e Komisionit Evropian për fondet e Planit të Rritjes appeared first on Sinjali.
Vendet e Ballkanit Perëndimor janë në pritje të vlerësimit të Komisionit Evropian për zbatimin e reformave në kuadër të Planit të Rritjes, proces që do të përcaktojë edhe ndarjen e fondeve për secilin shtet. Afati për dorëzimin e raporteve mbi reformat përfundon më 15 korrik, ndërsa më pas Komisioni Evropian do të shqyrtojë nëse obligimet e parashikuara në agjendat reformuese janë përmbushur.
Pagesat do të realizohen vetëm për vendet që kanë zbatuar reformat sipas kritereve të përcaktuara. Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier, u ka bërë thirrje vendeve të rajonit që ta shfrytëzojnë maksimalisht këtë mekanizëm financiar, duke theksuar se ai synon të mbështesë reformat dhe zhvillimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor.
Në rastin e Kosovës, më 30 qershor përfundoi afati për realizimin e 13 hapave reformues, të cilët lidhen me një mbështetje financiare prej rreth 91 milionë eurosh. Po atë ditë përfundoi edhe periudha shtesë e lejuar për zbatimin e reformave që ishin vonuar për shkak të krizës institucionale.
Sipas rregullores së Planit të Rritjes, reformat që nuk përmbushen brenda afateve të përcaktuara mund të çojnë në humbjen e fondeve të parapara, të cilat më pas mund të rishpërndahen te përfituesit e tjerë të këtij instrumenti financiar. Vendimi përfundimtar i Komisionit Evropian pritet pas analizimit të raporteve që vendet e Ballkanit Perëndimor do të dorëzojnë deri në mesin e muajit korrik.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit! /GazetaSinjali/ The post Kosova dhe rajoni presin vendimin e Komisionit Evropian për fondet e Planit të Rritjes appeared first on Sinjali.
Sipas informacioneve te publikuara nga Sinjali, tema ka rendesi per lexuesit per shkak te ndikimit qe mund te kete ne zhvillimet aktuale, ne jeten e perditshme ose ne interesin publik.
Suhareka Express do ta percjelle kete zhvillim dhe do ta perditesoje artikullin nese publikohen te dhena te reja nga burime zyrtare ose media te besueshme.
Burimi: Sinjali
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Lajme
Dajë e nip të plagosur në Podujevë, Prokuroria me detaje të reja
Kosovë
Ditë e rëndë për dy familje kosovare: sot u jepet lamtumira dy grave që humbën jetën jashtë vendit
Lajme
Kurti: IPK ka forcuar sundimin e ligjit dhe besimin e qytetarëve
Lajme
Skanimi i situatës së sigurisë në Ballkan, Shefi i Forcave të Armatosura të Zvicrës vizitë në Kosovë e Bosnje
Lajme
Prokuroria jep detaje për rastin në Podujevë: Të përfshirë nip dhe dajë, motivi: mosmarrëveshja paraprake
Lajme
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (03.07.2026.) e Premte

