Baraliu: VV ta propozojë mandatar një figurë unifikuese

Edhe katër ditë kohë i ka në dispozicion kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, që brenda afatit ligjor prej 10 ditësh të dalë me një propozim rreth mandatarit për formimin e Qeverisë. Kohë shtesë për këtë ai i kërkoi një ditë më parë presidentes Vjosa Osmani, pasi liderë të partive të tjera politike nuk ofruan propozime. E njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu, e shtroi nevojën që i propozuari potencial i radhës të jetë një figurë unifikuese
I kanë mbetur edhe katër ditë kohë Lëvizjes Vetëvendosje që të dalë me një propozim rreth mandatarit për kryeministër, në funksion të formimit të Qeverisë së re, pas dështimit për ta bërë këtë në seancën e 26 tetorit.

Në takimin që një ditë më parë e patën me presidenten Vjosa Osmani, liderë të partive politike që në mandatin e shkuar kanë qenë në opozitë, thanë se nuk kanë mandatar për të propozuar, teksa ai i Vetëvendosjes, Albin Kurti, kërkoi t’i jepen edhe disa ditë kohë, në kuadër të afatit ligjor prej 10 ditësh. Pas këtij takimi, presidentja Osmani sqaroi se nuk mund ta mandatojë sërish Kurtin, shkaku i dështimit në herën e parë.

E njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu, shpreh nevojën që Vetëvendosja ta propozojë për kryeministër një figurë që është unifikuese.

“Duhet një mandatar tjetër. Ai mandatar duhet të jetë kushdo i Vetëvendosjes, por fillimisht do të duhej nga hierarkia, mbase nënkryetari, e nënkryetar është Glauku, ose ndonjë tjetër që mund të jenë kandidat potencial për mandatar të ri dhe të cilët mendoj unë që kanë një kredibilitet ndryshe”, ka thënë Baraliu.

Në rast se deri më 5 nëntor nuk bëhet Qeveria e re, Kushtetuta parasheh që presidentja t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet ditë nga data e shpalljes së tyre.

Opsionin e zgjedhjeve të parakohshme e kanë përkrahur në vazhdimësi përfaqësues të partive që mandatin e shkuar kanë qenë në opozitë.

Më shumë lajme

Nga kategori të ndryshme

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara