Mediat në Shqipëri kanë raportuar se Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka nxjerr urdhrin për shpalljen “person i padëshiruar në Republikën e Shqipërisë”, për një periudhë 15-vjeçare, për shtetesen Ikballe Huduti (Berisha).
Huduti është e njohur për afërsinë me regjimin e ajatollahëve të Iranit, si dhe identifikohet si pjesë e sektit shiit.
Mësohet se motivi i këtij vendimi bazohet në informacionet e grumbulluara, sipas së cilave, veprimtaria e kësaj shtetese vlerësohet si kërcënim për vendin, sigurinë kombëtare, si dhe rendin e sigurinë publike.
Urdhri i Ministrit të Brendshëm Lamallari i është dërguar për zbatim Policisë së Shtetit dhe strukturave të Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit.
Ikballe Huduti (Berisha) së fundi ka marrë pjesë në protestat që po mbahën në Shqipëri.
Ndërsa kryeminsitri Edi Rama, sot kishte shpërndarë foton e saj krah ish-presidentit të Iranit, Mahmoud Ahmadinejad, ndërsa tha se Haduti është përfituese dhe jo protestuese.
Ndër të tjera, Rama tha se Haduti shpërndanë tek të rinjtë protestues helmin e një urrejtjeje ndotëse për Shqipërinë.
Kryeministri gjithashtu ndau dy foto të saj teksa shkroi se ajo kërkon hakmarrje ndaj Amerikës për vëllanë e vrarë të cilin e cilësoi si kasapin e regjimit të Teheranit.
“Shikojini vetë dy fotot. Është i njëjti personazh i ardhur me karvanin e ‘diasporës’ së shtirur, që në emër të Allahut predikon urrejtje, thërret për kryengritje ndaj qeverisë së Shqipërisë, kërkon hakmarrje ndaj Amerikës për vëllanë e vrarë, kasapin e regjimit të Teheranit, gjeneralin famëkeq Kasem Sulejmani. Dhe po, personazhi në krah të saj është Ahmedinexhadi dora vetë, kryeshërbëtori famëkeq i ajatollahëve të errësirës”, ka shkruar Rama.
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Sporti
Zyrtare: Loris Kolgeci transferohet te KF Llapi, kontratë deri në vitin 2029
Suhareka
Karnevalet Golden Eagle 2026 nisin nesër në Suharekë
Ekonomi
Gazifikimi i thëngjillit apo LNG-ja amerikane: dilema energjetike që po diskutohet në Kosovë
Politike
Vehbi Kajtazi ironizon pas shpalljes “non grata” të Igballe Hudutit: Po të isha në vend të Kurtit, do ta bëja presidente
Botë
Tërmetet në Venezuelë: vlerësimet amerikane flasin për deri në 10 mijë viktima të mundshme
Lajme
Ekskluzive: Dy policë dyshohen se sulmuan njëri-tjetrin brenda stacionit policor

