Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Çështja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot, më 23.02.2025, pritet ta takojë kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku. Takimi është paraparë të mbahet në hapësirat e Kuvendit, konfirmoi zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu.

“Kryeministri Kurti takon sot kryetarin e LDK-së, Abdixhiku në orën 14:00 në hapësirat e Kuvendit”- konfirmoi shkurt Kryeziu për KALLXO.com.

Se kryeministri do ta presë në takim kreun e LDK-së e konfirmoi mbrëmë, më 22.02.2025, vetë Qeveria e Kosovës, pasi paraprakisht kishte njoftuar për takimin që Kurti kishte zhvilluar me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Këto takime po realizohen vetëm nëntë ditë para përfundimit të afateve kushtetuese për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Qeveria e Kosovës, pas takimit që kryeministri Kurti pati me Hamzën, njoftoi se temë e veçantë e bisedës ishte pikërisht zgjedhja e presidentit.

Pas takimit, Hamza deklaroi se PDK-ja nuk është pengesë e proceseve shtetërore, por nuk do të mbështesë kandidatura që, sipas tij, nuk përfaqësojnë unitetin qytetar.

Në anën tjetër, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, para katër ditësh tha se nuk kanë pasur asnjë komunikim me Lëvizja Vetëvendosje për çështjen e zgjedhjes së presidentit të Kosovës, proces që pritet të zhvillohet në muajin mars.

“Nuk kemi pasur asnjë lloj komunikimi, as për Qeveri e, besa, as për president, me Lëvizjen Vetëvendosje”, deklaroi ai në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Abdixhiku tha se pret një takim me të gjitha partitë politike për këtë çështje, duke theksuar se LDK do ta mbajë pozicionin e vet politik. Ai nuk tregoi nëse do të votojnë apo do të jenë pjesë e seancës për zgjedhjen e presidentit nëse kandidate do të jetë presidentja aktuale, Vjosa Osmani.

Mandati i presidentes përfundon në prill të vitit 2026. Ajo e nisi detyrën më 4 prill 2021, kur u zgjodh nga Kuvendi i Kosovës me 71 vota për, nga 82 deputetë pjesëmarrës në votim.

Si presidentja e dytë grua në historinë e Kosovës dhe e gjashta në radhën e krerëve të shtetit që nga paslufta, Osmani synon vazhdimësinë në krye të institucionit.

Sipas Kushtetutës, presidenti i Kosovës zgjidhet me dy të tretat e votave të 120 deputetëve në dy raundet e para. Nëse kjo shumicë nuk arrihet, në raundin e tretë pragu ulet në 61 vota.

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara