Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Debat i nxehtë mes Berishës e Haxhiut: “I kanë rreh me armaturë gjashtëshe”, “Kush e ka vra LDK-në?”

Gjykata Speciale sot ka nisur seancën e parë gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi. Për seancën e sotme kanë diskutuar avokati Besnik Berisha dhe gazetari Baton Haxhiu. 

Derisa po flisnin për këtë çështje, Haxhiu tha se Specialja po gjykon UÇK-në. I menjëhershë ishte reagimi nga Berisha i cili tha se “As në emër të lirisë nuk bën me vra o Baton. Kush i ka vra këta. Xhemajl Mustafën kush e ka vra. Po thotë se i kanë rreh me armaturë 6-qe”.

Haxhiu ia ktheu duke thënë se nëse ka prova, Berisha duhet të flasë.

“Cili ka vra. Kush është vrarë. Kush e ka vrarë LDK-në. Në cilin vit. A ka pas UÇK kur është vrarë Xhemajl Mustafa.”, tha Haxhiu.

Tutje ai tha se njerëz të LDK-së, së bashku me një gazetë, bënë propagandë kundër UÇK-së prej vitit 1998 dhe vazhduan deri në aktakuzë.

“Gazetë kriminale. Nëse don me ditë, viti 98-99, gazeta Bota Sot e ka shkruar aktakuzën e këtyre njerëzve. Unë mendoj se gjuha e tyre nuk ndryshon asgjë nga gjuha e prokurorëve dhe atyre që ua kanë quar atje. Fundi është politik. Dënimi politik. Mund të zgjasë edhe 20 vjet. Nuk guxojmë me qenë kaq të ftohtë”, tha ai.

Berisha ia ktheu duke thënë se nëse shkrimet e një gazete janë marrë si prova, atëherë aktakuza nuk vlen asgjë.  

“Besoj se po të jenë ato fjalë, fati i asaj aktakuze është në shportë të bërllokut. The që ka qenë vendim anti-historik. Unë mendoj se ka qenë vendimi më historik që ka marrë Thaci ndonjëherë. Ai njeri që synon të mbulojë krimin duke mos votuar gjykatën nuk jeton ën shekullin 21”, përfundoi Berisha.

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara