Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Ditë vendimtare për Kosovën – zhvillime të reja për kreun e shtetit

Në prag të afatit kushtetues për presidentin, opozita kërkon dialog ndërpartiak

Teksa më 4 mars përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit apo presidentes nga Kuvendi i Kosovës, partitë opozitare po theksojnë nevojën për dialog ndërpartiak, ndërsa paralajmërohet se dështimi për të zgjedhur kreun e shtetit mund ta çojë vendin në zgjedhje të reja.

Aktualisht nuk ka një kandidat zyrtar për postin e presidentit, ndërkohë që opozita ka bërë të ditur se vota e saj do të varet nga arritja e një konsensusi të gjerë politik. Përfaqësues të partive opozitare kanë kërkuar që figura e presidentit të jetë mbipartiake dhe unifikuese.

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka deklaruar se deri tani nuk ka pasur ndonjë takim serioz për diskutimin e emrit të presidentit, por pret që takime të tilla të ndodhin në ditët në vijim.

“Pozicioni i PDK-së është i qartë. Zgjedhja e presidentit duhet të ndodhë përmes dialogut ndërpartiak, sepse figura e presidentit duhet të jetë mbipartiake dhe të përfaqësojë unitetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Behrami.

Ai shtoi se deri më tani nuk kanë pranuar ftesë nga Lëvizja Vetëvendosje për diskutim, por në rast të një ftese, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, do të marrë pjesë në takime.

Nga ana tjetër, deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka theksuar se përkundër faktit që presidentja Vjosa Osmani ka përfaqësuar vendin si grua në mënyrë të mirë, sipas saj nevojitet një figurë më unifikuese.

“Po kërkojmë një president që të jetë unifikues”, ka deklaruar Bytyqi, duke shtuar se AAK-ja ka dërguar ftesa për nënshkrime tek partitë opozitare për një kandidat të përbashkët, por nuk ka marrë përgjigje konkrete.

Sipas saj, deri më tani as AAK nuk ka marrë ftesë nga LVV për diskutim rreth zgjedhjes së presidentit.

Zhvillimet e ditëve në vijim pritet të jenë vendimtare, pasi për zgjedhjen e presidentit nevojitet pjesëmarrja e të paktën 80 deputetëve në sallë, ndërsa në mungesë të konsensusit politik, vendi rrezikon të përballet me zgjedhje të reja.

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara