Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Florim Zeqa, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të partisë. Përmes një letre publike, ai ka lëshuar akuza të rënda ndaj udhëheqjes aktuale, duke thënë se po tentojnë ta pengojnë përmes “barrierave statutare” për të mbajtur LDK-në të tkurrur.
Zeqa u shpreh i bindur se ka mbështetjen e bazës, por jo edhe të lidershipit qëndror, të cilin e akuzoi se po e mban partinë të “kapur” në nivelin e 13 përqindëshit.
Ai u shpreh i habitur me mungesën e mbështetjes nga eksponentët e LDK-së.
“Kjo është dëshmi që këta e duan vazhdimësinë e kapjes së LDK-së së tkurrur në 13% e jo ndryshimin që e ngre LDK-në në parti të parë”, tha ai.
Në shkrimin tij, ai flet për standardet e dyfishta. Zeqa përmendi rastet e ish-kryetarit Isa Mustafa dhe nënkryetares aktuale Doarsa Kica-Xhelili për të ilustruar thyerjet e statutit në të kaluarën.
“Nëse nuk ishte shkelje zgjedhja e Isa Mustafës pa qenë fare anëtar, dhe emërimi i Doarsa Kica-Xhelilit, e kontrabanduar nga Vetëvendosja, pse po vendosen barriera ndaj meje?”, pyeti ai.
Kandidati i ri premtoi rikthimin e filozofisë rugoviane dhe rikthimin e menjëhershëm të votuesve që kanë ikur në partitë e tjera. “Do ta ngre LDK-në si Feniks”, thuhet në premtimin e tij kryesor.
Florim Zeqa u shpreh se pavarësisht tentimeve për ta thyer moralisht, ai mbetet i vendosur në misionin e tij për të sfiduar lidershipin aktual në zgjedhjet e brendshme të partisë.
Përkundër shpalljes së kësaj kandidature, Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka ndërmarrë hapa zyrtare për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme.
Ndonëse mbrëmjen e 28 dhjetorit, pas debaklit elektoral, Lumir Abdixhiku paralajmëroi mbledhjen e Kuvendit të LDK-së për të reflektuar mbi përgjegjësinë, një javë më pas nuk ka asnjë lëvizje në këtë drejtim.
“Rezultati i LDK-së nuk është ai që e kemi pritur dhe dëshiruar. Është moment reflektimi. Demokracia funksionon kur udhëheqësit mbajnë përgjegjësi”, kishte deklaruar Abdixhiku, por dorëheqja apo thirrja e zgjedhjeve mbetet ende në pritje.
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Lajme
Policia jep detaje për tragjedinë në Shëngjin: Dy pushues nga Kosova humbën jetën, tre po marrin trajtim mjekësor
Politike
Këto ishin rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit 2025 në Komunën e Suharekës
Ekonomi
Shahini kritikon kufizimin e ATK-së për pagesat kesh mbi dy mijë euro: tregon kush goditet më shumë
Politike
Blerim Kuçi prezanton platformën e tij politike, fton qytetarët të njihen me vizionin e tij
Politike
Abdixhiku nga Rahoveci: LDK po vjen me projekte, jo me propagandë
Politike
Bedri Hamza: Gratë janë forca e ndryshimit

