Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

E akuzuan se e kafshoi serbin, boksieri shqiptar Meriton Karaxha reagon: “As dorën nuk ia kam dhënë, e lëre më ta kafshoj”

Pas fitores me nokaut teknik ndaj boksierit serb Djordje Stojkovic në turneun “LNN Boxing Night”, boksieri shqiptar Meriton Karaxha është përballur me akuza nga mediat serbe dhe Federata e Boksit të Serbisë, të cilat pretenduan se ai e kishte kafshuar kundërshtarin gjatë ndeshjes.

Karaxha ka mohuar kategorikisht këto pretendime, duke i quajtur ato të pavërteta dhe të motivuara politikisht.
“Ishte shumë me rëndësi për mua ky meç me serbin sepse kisha shumë stres. Kurrë nuk kam pasur stres në asnjë ndeshje, por këtë herë ishte ndryshe sepse assesi nuk bënte ta humbja,” tha ai për “Telegrafin”.

Ai sqaroi se nuk kishte pasur asnjë kontakt miqësor me kundërshtarin, as para e as pas ndeshjes.
“Unë nuk i kam kafshuar kurrë kundërshtarët e mi, e as këtë jo. Këtij nuk ja kom jep as dorën, as nuk i kam fol. Edhe kur kemi kryer matjen zyrtare, prapë nuk ia kam dhënë dorën. Krejt çka mendojsha ishte se këta neve në luftë na kanë vra gratë, fëmijët e familjen,” tha ai.

Duke folur për rrjedhën e meçit, Karaxha tregoi se kishte dominuar që nga raundi i parë, derisa gjyqtari ndërpreu ndeshjen në raundin e katërt pas një serie goditjesh të forta.
“Prej raundit të parë ja kemi nis fortë. Kam shumë fuqi dhe e kam goditur shumë fortë. Ai veç më kapke se u lodh prej goditjeve. Në raundin e katërt më nuk mundi. Ja qela syrin, e godita në bark dhe në kokë, dhe ai bëri sikur e kam kafshuar, por si mundem ta kafshoj kur kam pasur mbrojtësit e dhëmbëve?”, shpjegoi boksieri.

Karaxha njoftoi gjithashtu se është duke u përgatitur për një tjetër përballje në muajin dhjetor, pas së cilës do të synojë titullin e kampionit botëror IBO.
“Tash do ta zhvilloj edhe një ndeshje në dhjetor e pastaj do të rrahëm për titullin botëror IBO,” tha ai.

33-vjeçari deri më tani ka zhvilluar 48 ndeshje, ku ka arritur 34 fitore (12 me nokaut), 4 barazime dhe 10 humbje, duke u bërë një nga emrat më të spikatur të boksit shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara