Një situatë e pazakontë është krijuar në futbollin kosovar, pasi FC Ballkani dhe SC Gjilani kanë publikuar njoftime për Bleart Tolajn brenda të njëjtës ditë.
FC Ballkani fillimisht ka njoftuar se Tolaj ka rinovuar kontratën edhe për dy vite të tjera, duke theksuar se futbollisti do të vazhdojë të jetë pjesë e objektivave të klubit suharekas.
Ndërkohë, vetëm pak kohë më pas, SC Gjilani ka publikuar komunikatë ku ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me Bleart Tolajn për një kontratë dyvjeçare, duke e prezantuar atë si pjesë të familjes kuqezi.
Kështu, i njëjti futbollist është shpallur nga dy klube të Superligës, duke krijuar paqartësi të madhe për të ardhmen e tij.
Mbetet të shihet se cili është statusi real kontraktual i Tolajt dhe nëse njëra nga palët do të tërheqë ose sqarojë njoftimin e saj.
Pritet reagim nga FC Ballkani, SC Gjilani apo vetë futbollisti për të sqaruar këtë situatë të rrallë në futbollin kosovar.
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Lajme
Treni përplaset me një veturë në Fushë Kosovë
Moti
25-vjeçari humb jetën pasi goditet nga rrufeja në Delloc të Suharekës
Aktualitet
Këta janë 9 të arrestuarit sot për kontrabandë dhe import të ujit në vend të naftës
Lajme
Legjenda Manuel Neuer thyen heshtjen: Ky përfundim dhemb shumë
Lajme
Gucati paralajmëron protestë të madhe më 5 korrik në Zara, falënderon miqtë kroatë për mbështetje
Lajme
VIDEO – Banorët kërkojnë asfaltimin e rrugës Rimanishtë – Siqevë, Komuna thotë se punimet do të rifillojnë në vitin 2027

