Një operacion masiv i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe Policia e Kosovës, me asistimin e Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës, ka çuar në arrestimin e personave të dyshuar për përfshirje në një rrjet të strukturuar kriminal të faturave fiktive dhe kontrabandës me derivate.
Siç raporton Insajderi, në pranga të policisë kanë rënë zyrtarë dhe persona të lidhur me sektorin e naftës, të cilët dyshohet se operonin përmes transaksioneve fiktive.
Burimet e gazetës bëjnë të ditur se personat e arrestuar në këtë aksion janë Gazmend Quni, Skender Kelmendi, Faruk Mazrek, Naser Morina, Korab Visoka, Dashmir Miftari, Muhamet Mazrek, Fatmir Visoka, Adem Morina, Feriz Mazrek dhe Nysret Bajraktari.
Të arrestuarit ngarkohen me pesë vepra të rënda penale: Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar, kontrabandimi i mallrave në bashkëkryerje, shpëlarje e parave, dokumente të rrejshme lidhur me tatimin dhe shmangie nga tatimi.
“Pas grumbullimit të informacioneve dhe sigurimit të provave, është krijuar dyshimi i arsyeshëm se të arrestuarit kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, duke paraqitur dokumente të rreme lidhur me tatimet, si dhe duke realizuar shitje dhe transaksione fiktive të derivateve të naftës”, thuhej në njoftimin e autoriteteve.
Me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, institucionet e rendit kanë kryer kontrolle dhe bastisje të imtësishme në 21 lokacione të ndryshme.
Çka u sekuestrua?
Gjatë kontrolleve të kryera në terren, hetuesit kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme të hollash, mjete transporti dhe armë:
15,000 euro para të gatshme;
5 vetura dhe 5 autobotë për transport të derivateve;
2 armë zjarri dhe 54 fishekë;
Pajisje elektronike dhe dokumente të ndryshme relevante;
301 euro në kartëmonedha 2-euroshe, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Të gjithë të dyshuarit, me vendim të prokurorit, pritet të dërgohen në mbajtje për procedime të mëtejshme gjyqësore.
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Lajme
Haradinaj mirëpret delegacionin amerikan në Gllogjan: Serwer dhe Marquez nderohen me medalje (Lajmi.net)
Drejtësi
Aksion në mbi 40 lokacione, bastisje edhe në Suharekë për dyshime për kontrabandë me derivate
Aktualitet
Kurti: Paga minimale në Kosovë arrin në 500 euro
Suhareka
Rrahje mes babait, djemve dhe xhaxhait në Reçan të Suharekës
Lajme
Reshjet e mëdha të shiut bllokojnë rrugën në magjistralen Ferizaj-Gjilan (RTV 21)
Lajme
Roboti bën simbolin e shqiponjës dykrenare së bashku me Edi Ramën në Gjermani

