Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se paga minimale në Kosovë ka arritur në 500 euro.
Përmes një postimi, Kurti ka theksuar se paga minimale kishte mbetur e pandryshuar për më shumë se një dekadë, që nga viti 2011, kur ishte 130 euro për punëtorët nën moshën 35-vjeçare dhe 170 euro për ata mbi këtë moshë.
Sipas tij, gjatë qeverisjes së tij paga minimale është rritur disa herë, fillimisht në 250 euro, pastaj në 350 euro, më pas në 425 euro dhe tash në 500 euro.
Kurti ka thënë se nga rritja e fundit pritet të përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat.
“Për më shumë se një dekadë para qeverisjes tonë paga minimale ishte e ulët dhe e pandryshueshme. Ndërkaq për më pak se gjysmë dekade me ne, kemi trefishim të pagës minimale”, ka shkruar Kurti.
Ai ka shtuar se rritja ekonomike duhet të përcillet me shtim të mirëqenies për qytetarët.
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Lajme
Haradinaj mirëpret delegacionin amerikan në Gllogjan: Serwer dhe Marquez nderohen me medalje (Lajmi.net)
Aktualitet
Këta janë 9 të arrestuarit sot për kontrabandë dhe import të ujit në vend të naftës
Drejtësi
Aksion në mbi 40 lokacione, bastisje edhe në Suharekë për dyshime për kontrabandë me derivate
Suhareka
Rrahje mes babait, djemve dhe xhaxhait në Reçan të Suharekës
Lajme
Reshjet e mëdha të shiut bllokojnë rrugën në magjistralen Ferizaj-Gjilan (RTV 21)
Lajme
Roboti bën simbolin e shqiponjës dykrenare së bashku me Edi Ramën në Gjermani

