Aksion në mbi 40 lokacione, bastisje edhe në Suharekë për dyshime për kontrabandë me derivate

Një aksion i gjerë i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është zhvilluar të mërkurën në mbi 40 lokacione në vend, ku sipas informatave fillestare janë përfshirë edhe lokacione në Komunën e Suharekës.

Operacioni lidhet me hetime për dyshime për kontrabandë me derivate, shmangie të detyrimeve tatimore dhe shpëlarje parash.

Sipas burimeve, gjatë aksionit janë arrestuar disa persona, ndërsa janë sekuestruar para të gatshme, dokumentacione, kompjuterë dhe cisterna që dyshohet se mund të jenë përdorur në veprimtari të kundërligjshme.

Në aksion janë angazhuar Prokuroria Speciale, Policia e Kosovës, njësitë e hetimeve tatimore të Administratës Tatimore të Kosovës dhe hetues të Doganës së Kosovës.

Dyshohet se skema përfshinte importimin e naftës teknike nga kompani në Kosovë, transitimin e saj përmes Shqipërisë dhe shitjen e saj në tregun e zi, ndërsa automjetet më pas ktheheshin në Kosovë me ngarkesa fiktive, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore dhe sigurimin e përfitimeve të kundërligjshme.

Autoritetet ende nuk kanë bërë publike identitetet e personave të ndaluar, numrin e saktë të arrestimeve apo lokacionet e bastisura në Suharekë.

Pritet që Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës të dalin me detaje shtesë pas përfundimit të operacionit dhe veprimeve hetimore.

Më shumë lajme

Nga kategori të ndryshme

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara