Karnavalet vitin tjetër në Prishtinë? Deklarata e Shaqir Palushit hap debat në Suharekë

Deklarata e pronarit të Frutex dhe Golden Eagle, Shaqir Palushi, gjatë Karnevaleve Golden Eagle 2026, ka nxitur debat në Suharekë lidhur me të ardhmen e këtij organizimi.

Palushi ka lënë të kuptohet se, nëse qyteti i Suharekës nuk do të ketë kapacitetet e nevojshme për organizimin e karnevaleve, ekziston mundësia që edicioni i ardhshëm të mbahet në Prizren ose në Prishtinë.

Megjithatë, ai ka theksuar se ende nuk është marrë ndonjë vendim dhe se kjo çështje është duke u menduar e shqyrtuar.

Kjo deklaratë ka hapur diskutime në qytet, pasi Karnevalet Golden Eagle tashmë janë shndërruar në një nga ngjarjet më të mëdha kulturore dhe argëtuese në Suharekë.

Për shumë qytetarë, mbajtja e karnevaleve në qytetin e Shqiponjës së Artë ka një hijeshi të veçantë, pasi ngjarja lidhet drejtpërdrejt me identitetin e qytetit, me Golden Eagle dhe me imazhin që Suhareka ka krijuar ndër vite.

Deri më tani, Karnevalet Golden Eagle janë organizuar me sukses në Suharekë, duke mbledhur mijëra qytetarë, mërgimtarë dhe vizitorë nga vende të ndryshme.

Në organizimin dhe mbarëvajtjen e tyre kanë qenë të angazhuara institucionet lokale, Komuna e Suharekës, Policia e Kosovës, ekipet e emergjencës, zjarrfikësit, shërbimet e mirëmbajtjes dhe struktura të tjera që kanë garantuar sigurinë dhe funksionimin e aktivitetit.

Po ashtu, infrastruktura rrugore e qytetit dhe Stadiumi i Qytetit kanë shërbyer si hapësira kryesore për organizimin e programit, duke dëshmuar se Suhareka ka pasur kapacitet për një ngjarje të tillë.

Mbetet të shihet nëse Karnevalet Golden Eagle do të vazhdojnë të organizohen në Suharekë edhe vitin e ardhshëm, por për qytetarët e këtij qyteti mesazhi është i qartë: një ngjarje e tillë e ka vendin pikërisht aty ku lindi dhe ku është kthyer në simbol të verës, festës dhe mikpritjes.

Më shumë lajme

Nga kategori të ndryshme

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara