Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të mbajë sot një takim me kryetarët e degëve, ku në qendër të diskutimeve do të jenë zhvillimet e fundit brenda partisë dhe orientimi politik për periudhën në vijim.
Sipas burimeve, një nga temat kryesore të takimit do të jetë analiza e rezultatit të zgjedhjeve, ku drejtuesit e degëve pritet të shqyrtojnë performancën e partisë dhe faktorët që kanë ndikuar në rezultatin zgjedhor.
Në rend dite pritet të jenë edhe hapat e ardhshëm politikë të LDK-së, përfshirë mundësitë për bashkëpunime të reja, si dhe diskutimet rreth qëndrimeve dhe pakënaqësive që janë shfaqur së fundmi në publik.
Takimi mbahet në një periudhë kur debatet brenda LDK-së për drejtimin e partisë dhe strategjinë politike janë intensifikuar, pas reagimeve të ndryshme nga figura dhe degë të partisë lidhur me rezultatin e fundit zgjedhor.
Pritet që pas takimit të ketë qëndrime më të qarta nga strukturat e LDK-së për hapat që partia do të ndjekë në muajt e ardhshëm.
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Politike
Kurti pret Daniel Serwerin, ja çfarë diskutuan
Rajon
Pas tri orësh kërkime në det, gruaja e gjen burrin në kafe në Shëngjin
Diasporë
“Mjekët shqiptarë mbajnë spitalet gjermane” – vendësit nuk janë mësuar me temperaturat e larta
Diaspora
Ndryshime në çmimet e rrymës në Zvicër
Aktualitet
Karnavalet vitin tjetër në Prishtinë? Deklarata e Shaqir Palushit hap debat në Suharekë
Suhareka
Çfarë po paralajmëron Bali Muharremaj? “Vera me mërgimtarët do të mbetet e paharrume”

