Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka paralajmëruar një verë të veçantë në qytet, duke lënë të kuptohet se gjatë muajve të ardhshëm pritet të ketë aktivitete dhe atmosferë festive për mërgimtarët.
Përmes një postimi të shoqëruar me pamje nga Suhareka, Muharremaj ka shkruar se “filladi i shpirtit vjen kah Suhareka”, ndërsa ka shtuar se vera me mërgimtarët do të mbetet e paharruar.
Postimi i tij vjen pas organizimit të Karnevaleve Golden Eagle, të cilat për dy ditë e kthyen Suharekën në qendër të muzikës, argëtimit dhe vizitorëve nga vende të ndryshme.
Ende nuk janë bërë publike detaje konkrete për aktivitetet që mund të organizohen gjatë verës, por mesazhi i Muharremajt ka ngjallur kureshtje se çfarë po përgatitet për mërgimtarët që pritet të vijnë në vendlindje.
Pritet që në ditët në vijim të bëhen të ditura aktivitetet, projektet apo ngjarjet që do ta shoqërojnë verën në Suharekë.
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Politike
Kurti pret Daniel Serwerin, ja çfarë diskutuan
Rajon
Pas tri orësh kërkime në det, gruaja e gjen burrin në kafe në Shëngjin
Diasporë
“Mjekët shqiptarë mbajnë spitalet gjermane” – vendësit nuk janë mësuar me temperaturat e larta
Diaspora
Ndryshime në çmimet e rrymës në Zvicër
Aktualitet
Karnavalet vitin tjetër në Prishtinë? Deklarata e Shaqir Palushit hap debat në Suharekë
Futboll
Zyrtare: Almir Kryeziu vishet kuqezi

