KF Shkëndija ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit anësor Almir Kryeziu, i cili ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin kuqezi.
27-vjeçari ka kaluar me sukses testet mjekësore para se të firmoste marrëveshjen, duke u bërë zyrtarisht futbollisti më i ri i skuadrës nga Tetova.
Pas përfundimit të obligimeve të para mediatike, përfshirë fotografimin zyrtar dhe intervistën e parë si lojtar i Shkëndijës, Kryeziu është nisur drejt Sllovenisë, ku do t’i bashkohet menjëherë ekipit në fazën përgatitore.
Sulmuesi anësor ka qenë një nga lojtarët më të spikatur në elitën e futbollit kosovar, duke tërhequr interesim nga disa klube, përfshirë edhe oferta nga jashtë vendit. Megjithatë, ai ka zgjedhur projektin sportiv të Shkëndijës dhe fanellën kuqezi.
Në klubin tetovar shprehen të kënaqur me arritjen e marrëveshjes dhe i kanë uruar mirëseardhje lojtarit të ri, duke i dëshiruar suksese në fanellën e Shkëndijës.
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Politike
Kurti pret Daniel Serwerin, ja çfarë diskutuan
Rajon
Pas tri orësh kërkime në det, gruaja e gjen burrin në kafe në Shëngjin
Diasporë
“Mjekët shqiptarë mbajnë spitalet gjermane” – vendësit nuk janë mësuar me temperaturat e larta
Diaspora
Ndryshime në çmimet e rrymës në Zvicër
Aktualitet
Karnavalet vitin tjetër në Prishtinë? Deklarata e Shaqir Palushit hap debat në Suharekë
Suhareka
Çfarë po paralajmëron Bali Muharremaj? “Vera me mërgimtarët do të mbetet e paharrume”

