Ndryshime në çmimet e rrymës në Zvicër

Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër pritet të shënojnë ulje edhe gjatë vitit 2027, me rënie që për disa kategori konsumatorësh mund të arrijë deri në 7 për qind.

Sipas një ankete të Shoqatës së Kompanive Zvicerane të Energjisë Elektrike, tarifat për amvisëri pritet të bien mesatarisht nga 3 deri në 6 për qind, ndërsa për bizneset ulja mund të jetë nga 4 deri në 7 për qind.

Në anketë kanë marrë pjesë 75 furnizues të energjisë, ndërsa 35 prej tyre kanë dhënë vlerësime konkrete për tarifat e vitit të ardhshëm.

Shoqata ka vlerësuar se, pavarësisht tensioneve gjeopolitike dhe lëvizjeve në tregjet ndërkombëtare, ndikimi në tarifat e konsumatorëve zviceranë deri më tani ka qenë i kufizuar.

Kjo lidhet me strategjitë afatgjata të furnizimit me energji, pasi një numër më i madh i kompanive kanë siguruar energjinë elektrike në treg dy deri në tre vjet përpara.

Rënia e çmimeve në tregjet me shumicë të energjisë elektrike po ashtu pritet të ndikojë pozitivisht në tarifat që qytetarët dhe bizneset do të paguajnë gjatë vitit 2027.

Rreth 580 furnizues të shërbimit bazë në Zvicër duhet t’i caktojnë tarifat përfundimtare për vitin 2027 deri në fund të gushtit, ndërsa Komisioni Federal i Energjisë Elektrike pritet t’i publikojë ato në fillim të shtatorit.

Më shumë lajme

Nga kategori të ndryshme

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara