Nata vendimtare për Austrinë në Botëror: çfarë i duhet kundër Algjerisë për të kaluar tutje

Austria ka para vetes një ndeshje vendimtare në Kampionatin Botëror 2026, ku përballë Algjerisë kërkon biletën për fazën eliminatore.

Takimi zhvillohet të dielën në mëngjes, në orën 04:00, në Kansas City të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa llogaritë në Grupin J janë të qarta: Austria kualifikohet direkt nëse fiton ose barazon.

Argjentina tashmë e ka siguruar kalimin tutje, prandaj sfida Austri-Algjeri pritet të vendosë vendin e dytë në grup. Në të njëjtën kohë luhet edhe ndeshja Argjentinë-Jordani.

Për Austrinë presioni është i madh, por edhe avantazhi është i qartë: fati i kualifikimit mbetet në duart e saj. Një humbje do ta komplikonte shumë rrugën drejt fazës së ardhshme.

Kjo ndeshje pritet të ndiqet me interes edhe nga shqiptarët në Austri dhe diaspora, sidomos për shkak të orës së pazakontë dhe rëndësisë së rezultatit për vazhdimin e garave.

Ndeshja pritet të transmetohet drejtpërdrejt në ORF1.

A mendoni se Austria e kalon grupin? Shkruani mendimin tuaj dhe shpërndajeni lajmin.

Burimi: Albinfo.ch

Më shumë lajme

Nga kategori të ndryshme

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara