Një vrasje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së dielës fshatin Zlipotok të Dragashit, ku një 46-vjeçar mbeti i vrarë pas një përleshjeje mes disa personave, raporton Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se një person dyshohet se është goditur me një mjet të mprehtë gjatë konfliktit.
Policia është njoftuar rreth orës 23:15 për një rrahje në fshatin Zlipotok. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë hasur viktimën të shtrirë në tokë, me lëndime të rënda dhe i mbuluar në gjak.
Ekipi mjekësor nga QKMF-ja në Dragash ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, por vetëm ka mundur ta konstatojë vdekjen e 46-vjeçarit.
Sipas informacioneve të para, i dyshuari është larguar dhe ndodhet në arrati.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të Policisë së Kosovës, përfshirë hetuesit rajonalë, komandantin e Stacionit Policor në Dragash dhe Prokurorin kujdestar, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
Ndërkohë, njësitet patrulluese të Policisë së Dragashit dhe Njësia Rajonale për Siguri të Lartë janë angazhuar në kërkimin e të dyshuarit, i cili ende nuk është arrestuar.
Sinjali do t’ju mbajë të informuar me të gjitha zhvillimet dhe detajet e reja lidhur me këtë rast të rëndë.
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Lajme
55 milionë euro, Saibari lë Kupën e Botës dhe shkon në Mynih për t’u prezantuar te skuadra e re
Moti
25-vjeçari humb jetën pasi goditet nga rrufeja në Delloc të Suharekës
Aktualitet
Këta janë 9 të arrestuarit sot për kontrabandë dhe import të ujit në vend të naftës
Drejtësi
Aksion në mbi 40 lokacione, bastisje edhe në Suharekë për dyshime për kontrabandë me derivate
Lajme
Aeroplani nga Gjeneva vonon aterimin në Prishtinë, shkak moti i keq
Lajme
Haradinaj mirëpret delegacionin amerikan në Gllogjan: Serwer dhe Marquez nderohen me medalje (Lajmi.net)

