Daka: Presidenti duhet të zgjidhet para formimit të Qeverisë
Ish-gjyqtarja e Gjykatës Supreme, Valdete Daka ka vlerësuar se, pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, prioritet duhet të jetë zgjedhja e presidentit të Kosovës, para formimit të qeverisë së re.
Në emisionin FIVE, Daka tha se vendi ndodhet në një situatë ku institucionet kryesore drejtohen nga ushtrues detyre, prandaj sipas saj është e rëndësishme që fillimisht […] Ish-gjyqtarja e Gjykatës Supreme, Valdete Daka ka vlerësuar se, pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, prioritet duhet të jetë zgjedhja e presidentit të Kosovës, para formimit të qeverisë së re.
Në emisionin FIVE, Daka tha se vendi ndodhet në një situatë ku institucionet kryesore drejtohen nga ushtrues detyre, prandaj sipas saj është e rëndësishme që fillimisht të zgjidhet presidenti me mandat të plotë kushtetues. Ajo theksoi se zgjedhja e presidentit në këtë fazë do t’i siguronte Kosovës një institucion funksional edhe në rast se vendi do të shkonte sërish në zgjedhje.
“E konsideroj që duhet të zgjidhet presidenti më përpara. Sidomos në situatën që jemi tani, meqenëse nuk kemi asnjë institucion me mandat legjitim, por ushtrues detyre”, deklaroi Daka. Sipas saj, nëse fillimisht formohet qeveria, atëherë procesi i zgjedhjes së presidentit mund të zvarritet dhe të shoqërohet me kushtëzime politike.
“Në rast se zgjedhim qeverinë, me këtë konstelacion politik dhe këta numra që i kemi, me siguri do të kemi zvarritje për zgjedhjen e presidentit, por edhe kushtëzime nga ana e partisë që formon qeverinë”, u shpreh ajo.
Sipas informacioneve te publikuara nga Ekonomia Online, tema ka rendesi per lexuesit per shkak te ndikimit qe mund te kete ne zhvillimet aktuale, ne jeten e perditshme ose ne interesin publik.
Suhareka Express do ta percjelle kete zhvillim dhe do ta perditesoje artikullin nese publikohen te dhena te reja nga burime zyrtare ose media te besueshme.
Burimi: Ekonomia Online
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Lajme
55 milionë euro, Saibari lë Kupën e Botës dhe shkon në Mynih për t’u prezantuar te skuadra e re
Moti
25-vjeçari humb jetën pasi goditet nga rrufeja në Delloc të Suharekës
Aktualitet
Këta janë 9 të arrestuarit sot për kontrabandë dhe import të ujit në vend të naftës
Drejtësi
Aksion në mbi 40 lokacione, bastisje edhe në Suharekë për dyshime për kontrabandë me derivate
Lajme
Aeroplani nga Gjeneva vonon aterimin në Prishtinë, shkak moti i keq
Lajme
Haradinaj mirëpret delegacionin amerikan në Gllogjan: Serwer dhe Marquez nderohen me medalje (Lajmi.net)

