Fermerët kërkojnë kontrolle në të gjitha fabrikat përpunuese të qumështit
Shoqata e Qumështarëve dhe Shoqata e Prodhuesve të Qumështit në Kosovë kërkojnë nga institucionet që t’i vazhdojnë kontrollet në të gjitha fabrikat përpunuese, me qëllim të verifikimit të përbërjes dhe cilësisë së produkteve që dalin në treg.
Sipas tyre, përdorimi i vajit të palmës dhe qumështit pluhur në produktet e qumështit duhet të marrë fund, … Shoqata e Qumështarëve dhe Shoqata e Prodhuesve të Qumështit në Kosovë kërkojnë nga institucionet që t’i vazhdojnë kontrollet në të gjitha fabrikat përpunuese, me qëllim të verifikimit të përbërjes dhe cilësisë së produkteve që dalin në treg.
Sipas tyre, përdorimi i vajit të palmës dhe qumështit pluhur në produktet e qumështit duhet të marrë fund, pasi dëmton fermerët vendorë, ul kërkesën për qumësht të freskët dhe cenon besimin e konsumatorëve. Këto kërkesa vijnë pasi inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), më 2 korrik, kryen kontrolle në fabrikën “Vita” në Istog.
Pas inspektimit, kompania vendosi ta ndërpresë përkohësisht aktivitetin. AUV-ja njoftoi se gjatë kontrollit mori mostra të qumështit me afat të gjatë përdorimi, qumështit pluhur dhe vajit të palmës për analiza laboratorike. Gjithashtu, tha se gjatë inspektimit fizik konstatoi mospërputhje me legjislacionin në fuqi.
Sipas Agjencisë, në objekt u gjetën sasi të konsiderueshme të lëndëve të para dhe produkteve, si: qumësht UHT, qumësht pluhur, proteina qumështi, hirrë qumështi dhe vaj palme. Por, përfaqësues të kompanisë së targetuar, e cilësuan inspektimin si tërësisht të paligjshëm, duke thënë se ai ishte selektiv dhe i motivuar politikisht.
Për Ramadan Memajn nga Shoqata e Qumështarëve, përdorimi i lëndëve zëvendësuese në industrinë e përpunimit të qumështit nuk është një problem i ri. Sipas tij, praktika ka qenë e njohur prej kohësh dhe, pikërisht për këtë arsye, kontrollet duhet të vazhdojnë në të gjithë sektorin. “Është shumë e çuditshme të mendohet se AUV-ja nuk duhet të ushtrojë kontrolle.
Kjo logjikë është e gabuar dhe e dëmshme… sepse në këtë sektor nuk ka konkurrencë të drejtë – ata që përdorin zëvendësime, në treg janë me çmime më të ulëta”, thotë Memaj për Radion Evropa e Lirë. Të njëjtin qëndrim ndan edhe Gani Durmishi nga kjo shoqatë.
Ai kërkon që institucionet të ushtrojnë inspektime të rregullta dhe çdo produkt që nuk etiketohet qartë, ose nuk përputhet me përmbajtjen e deklaruar, të hiqet nga tregu. Në po këtë linjë është edhe kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit, Naser Bajraktari, i cili thotë se kontrollet nuk duhet të kufizohen vetëm në një kompani, por të përfshijnë të gjithë industrinë e përpunimit.
Sipas informacioneve te publikuara nga RTV21, tema ka rendesi per lexuesit per shkak te ndikimit qe mund te kete ne zhvillimet aktuale, ne jeten e perditshme ose ne interesin publik.
Suhareka Express do ta percjelle kete zhvillim dhe do ta perditesoje artikullin nese publikohen te dhena te reja nga burime zyrtare ose media te besueshme.
Burimi: RTV21
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Lajme
Euro-integrimet: Shqipëria e Mali i Zi “n’tren” për Evropë (VIDEO)
Suhareka
Ekskluzive: Kërcënoi dy policë në Suharekë, 29-vjeçari shoqërohet në stacion
Gjermani
Gjermania synon heqjen e “Krankschreibung” me telefon, vërtetimi mjekësor pritet të kërkohet që nga dita e parë
Aktualitet
LDK Suharekë: Aktakuza për prokurim publik konfirmon shqetësimet tona për qeverisjen komunale
Lajme
Analisti Faton Mehmeti tregon skenarin që mund të zbusë bllokadën politike pas zgjedhjeve (Albeu)
Lajme
Posta e Kosovës lanson pullën postare kushtuar 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së

