Gjermania synon heqjen e “Krankschreibung” me telefon, vërtetimi mjekësor pritet të kërkohet që nga dita e parë

Qeveria gjermane po planifikon shtrëngim të rregullave për marrjen e pushimit mjekësor, duke synuar heqjen e mundësisë që punëtorët të pajisen me vërtetim mjekësor vetëm përmes telefonit.

Sipas marrëveshjes së koalicionit qeverisës, në të ardhmen pritet që punëtorët të kenë nevojë për vërtetim mjekësor që nga dita e parë e mungesës në punë, në vend të rregullit aktual ku zakonisht dokumenti kërkohet nga dita e tretë.

Kancelari Friedrich Merz ka deklaruar se ndryshimi synon të adresojë numrin e lartë të mungesave mjekësore dhe keqpërdorimet e mundshme të sistemit.

Aktualisht, pacientët me simptoma të lehta mund të marrin “Krankschreibung” me telefon vetëm nëse njihen nga ordinanca përkatëse dhe mjeku vlerëson se kjo është e arsyeshme.

Planet e reja kanë nxitur reagime nga përfaqësues të mjekëve, të cilët paralajmërojnë se heqja e kësaj mundësie mund të sjellë më shumë fluks dhe pritje në ordinancat mjekësore.

Ndryshimet ende nuk kanë hyrë në fuqi, pasi për zbatimin e tyre kërkohet miratimi i ndryshimeve ligjore në Gjermani.

Më shumë lajme

Nga kategori të ndryshme

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara