“Foli si Kurti”/ Osmani kritikohet për gjuhën ndaj Kushtetueses: Të jetë e matur, fjala e saj ka peshë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dërguar sot në Gjykatën Kushtetuese komentet lidhur me konstituimin e Kuvendit.

Ajo në një konferencë për media, tha se funksionalizimi i Kuvendit të Kosovës nuk duhet të bllokohet nga mungesa e një nënkryetari.

“Në rrethana kur bllokohet puna e Kuvendit, përkundër faktit që kryesia ka kuorum, pamundësohet ushtrimi i sovranitetit. Bllokimi i Kuvendit për mos përzgjedhjen e një nënkryetari, përderisa kryesia ka kuorum, do t’i cenonte në mënyrë serioze edhe themelet mbi të cilat është ndërtuar republika jonë”, tha Osmani.

“Përderisa kemi kryetar, ka kuorum dhe kryesi, Kuvendi nuk duhet të bllokohet. Pozita që i takon komunitetit serb mbetet për komunitetin serb. Askush nuk do ta zërë atë vend, ai do të plotësohet në një seancë të radhës”, tha Osmani.

Lidhur me gjuhën e saj e saj dhe dërgimin e komenteve në Kushtetuese, juristi Blerim Burjani thotë për Gazeta Blic se Osmani po harron se nuk është e njëjtë si kryeministri që ta kritikojë gjykatën.

“Presidentja po harron ndonjëherë se nuk është e njëjtë po sikur kryeministri që ta kritikojë gjykatën, por sikurse qytetarët, gazetarët apo studiuesit e gjyqësorit, megjithatë fjalori i një presidenteje duhet të jetë shumë më i matur, pra se mund të kuptohet ndryshe, për atë arsye ka reaguar Gjykata që të mos i bëhet trysni, pra gjuha e presidentes dhe kryeministrit apo edhe tjerëve në kabinet apo kryetari i Kuvendit është më e ndryshme se janë politikanë e nuk janë studiues apo hulumtues”, u shpreh ai.

Sipas Burjanit, Osmani foli njësoj si Kurti por që duhet ta dijë se fjala e saj ka peshë dhe se duhet të jetë e matuar në deklarata.

“Ajo njëkohësisht i tha drejtpërdrejt Gjykatës se nuk mund të bllokohet shteti për një pozitë të nënkryetarit, kjo po i bjen çka ka thënë Kurti, pra ata njëjtë po shprehen. Presidentja ka të drejtë të kërkojë sqarime e asgjë më shumë, nëse nuk e ka të qartë Kushtetutën, pra kjo gjykatë nuk ka mandat ndërmjetësues apo ndonjë mandat tjetër për zgjidhje politike. Ajo u sqarua se ka të drejtë secili dhe gjithsecili të ankohet dhe shprehë mendimin për gjykatën dhe aktgjykimet e saj, por nuk duhet të harrojë se ajo është politikane dhe fjala e saj ka tjetër peshë se një studiues i pavarur, apo gazetar të thotë mendimin e vet. Gjuha e saj e shprehjes duhet të jetë e matur, e sinqertë, serioze dhe shumë e qartë, pa ndonjë fjalor të rëndë që mund të përdoret”, deklaroi Blerim Burjani për Gazeta Blic.

Ndërsa, ish diplomatja Alma Lama, theksoi se askush s’ka kompetenca t’i përzihet Gjykatës Kushtetuese në vendimet e saj.

Sa i përket bllokadës, ajo ka thënë se atë e ka bërë VV duke shkelur rregulloren.

“Presidenca dhe asnjë institucion tjetër nuk ka kompetenca t’i përzihet Gjykatës Kushtetuese në vendimet e saj, apo interpretimin e Kushtetutës. Por kur është puna te bllokada, një subjekt politik, pra VV, e ka bllokuar konstituimin e Kuvendit në kundërshtim flagrant me çdo normë demokratike të sanksionuar në Kushtetutë. Nuk është Lista Serbe problemi, por shkelja e Rregullores që thotë që votimi për nënkryetarët nga komunitetet duhet të bëhet në pako. Nëse komunitetet nuk pranojnë që të propozojnë kandidatët e tyre, gjë që nuk është situata aktuale, atëherë Kuvendi nuk mund të bllokohet”, ka potencuar ajo për Gazeta Blic.

Lama shton se askush nuk e ka të drejtën e vetos, teksa thekson se kush vepron apo flet ndryshe, po e shfrytëzon urrejtjen për serbët, që iu përkthehet në vota.

“Të drejtën e vetos nuk e ka askush. Retorika aktuale është populizëm. Kosova ka marrëveshje me Perëndimin për të respektuar përfaqësimin e komuniteteve pakicë. Kushdo që vepron apo flet ndryshe, nuk është duke punuar për interesin e Kosovës, por të karriges së tij personale, duke shfrytëzuar urrejtjen për serbët, që iu përkthehet në vota. BIG MISTAKE”, ka deklaruar Alma Lama.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara