Gazeta zvicerane NZZ am Sonntag shkruan për GP Aviation dhe për borxhet e pashlyera

Gazeta zvicerane NZZ am Sonntag shkruan për GP Aviation dhe për borxhet e pashlyera

Gazeta zvicerane NZZ am Sonntag shkruan në artikullin të së dielës, se si themeluesi i kompanisë, një pilot zviceran që krijoi GP Aviation në vitin 2019, është liruar nga paraburgimi në Gjermani dhe është rikthyer në punë.

Ai ishte arrestuar në prill nën dyshimet për mashtrim tatimor, ndërsa autoritetet gjermane dyshohet se kërkojnë rreth 9 […] The post Gazeta zvicerane NZZ am Sonntag shkruan për GP Aviation dhe për borxhet e pashlyera appeared first on Albinfo.

Gazeta zvicerane NZZ am Sonntag shkruan në artikullin të së dielës, se si themeluesi i kompanisë, një pilot zviceran që krijoi GP Aviation në vitin 2019, është liruar nga paraburgimi në Gjermani dhe është rikthyer në punë. Ai ishte arrestuar në prill nën dyshimet për mashtrim tatimor, ndërsa autoritetet gjermane dyshohet se kërkojnë rreth 9 milionë euro detyrime tatimore nga kompania.

“Kompania ajrore zvicerano-kosovare GP Aviation vazhdon të operojë sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Por, tani është zbuluar se ajo injoron në mënyrë sistematike pagesat e kompensimeve për pasagjerët”, thuhet në artikullin e NZZ-së. NZZ am Sonntag shkruan se pronësia e kompanisë është transferuar në muajin maj te partneri i biznesit në Kosovë, ndërsa as ai dhe as themeluesi nuk iu janë përgjigjur gazetës zvicerane.

“Në muajin maj, aksionet e GP Aviation iu transferuan partnerit të tij të biznesit, Edvin Rramanaj, një shtetas gjerman me prejardhje nga Kosova, rreth të njëzetave.”, shkruan NZZ am Sonntag. “Pak kohë më parë ai ndodhej në një burg hetimor në Gjermani, ndërsa tani është rikthyer në kabinën e pilotit dhe shfaqet i buzëqeshur.

Bëhet fjalë për pilotin zviceran, i cili në vitin 2019 themeloi kompaninë ajrore GP Aviation dhe i dha asaj emrin sipas inicialeve të tij”, shkruan tutje gazeta zvicerane. Sipas të njëjtit raportim, përveç detyrimeve tatimore, GP Aviation përballet edhe me pretendime të tjera financiare.

Gazeta i referohet portalit zviceran për të drejtat e pasagjerëve Cancelled, i cili thotë se ka fituar një proces gjyqësor në Bullgari kundër kompanisë për kompensimin e pasagjerëve, por se vendimi, sipas tyre, ende nuk është ekzekutuar. Bashkëthemeluesi i portalit, Simon Sommer, citohet të ketë deklaruar se, pas refuzimit të pagesës, është angazhuar një përmbarues për zbatimin e vendimit gjyqësor.

Artikulli i referohet gjithashtu dokumenteve të Bankës Kombëtare të Bullgarisë, të cilat, sipas gazetës, tregojnë ekzistencën e procedurave të tjera përmbarimore ndaj kompanisë nga kreditorë të ndryshëm. “Platforma zvicerane për të drejtat e pasagjerëve ‘Cancelled’, në emër të klientëve të dëmtuar, e ka paditur GP Aviation. Jo në Zvicër, por në Bullgari, ku kompania ka selinë juridike.

Sipas informacioneve te publikuara nga Albinfo, tema ka rendesi per lexuesit per shkak te ndikimit qe mund te kete ne zhvillimet aktuale, ne jeten e perditshme ose ne interesin publik.

Suhareka Express do ta percjelle kete zhvillim dhe do ta perditesoje artikullin nese publikohen te dhena te reja nga burime zyrtare ose media te besueshme.

Burimi: Albinfo

Më shumë lajme

Nga kategori të ndryshme

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara