Gruaja “harron” burrin e saj në kolonë dhe vazhdon rrugën me makinë

Füssen: Një grua ka harruar burrin e saj në autostradën A7 (Gjermani) të shtunën pasdite dhe ka vazhduar rrugën pa të, shkruan dpa.de

Sipas policisë në Schwaben  Jug / Perëndim, policia kishte marrë një njoftim se në tunelin kufitar në Füssen po ecte një këmbësor, transmeton albinfo.ch. Siç doli pastaj, burri nga Shqipëria kishte qenë më parë i bllokuar në një kolonë trafiku bashkë me gruan e tij në makinën e përbashkët.

Kështu, kur ai kishte dalë për të pirë një cigare dhe bllokimi i trafikut qe hequr papritur, gruaja e tij kishte vazhduar rrugën pa të.

Duke dashur ta arrinte gruan, ai kishte vrapuar dy herë nëpër tunel derisa më në fund u kap nga një patrullë e policisë, përcjell albinfo.ch. Pas kësaj ai arriti të kontaktonte gruan me telefon.

Ajo e mori të shoqin në makinë dhe kështu të dy vazhduan udhëtimin e tyre së bashku.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara