Ish-deputeti Besnik Tahiri ka vlerësuar lart kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, duke e cilësuar si një prej kryetarëve më punëtorë dhe më të përkushtuar në Kosovë.
Në një postim të tij, Tahiri kujton takimin e parë me Muharremajn në vitin 2010, kur ky i fundit sapo kishte hyrë në politikë si deputet, duke theksuar se qysh atëherë kishte parë tek ai një njeri të vendosur dhe të sinqertë.
“Në atë kohë, të gjithë flisnin për të si punëtor, aktivist i devotshëm, luftëtar i lirisë, burrë i një familje të respektuar dhe njeri shumë pozitiv, por pa përvojë të theksuar në nivel qendror. Në takimin e parë pashë një burrë modest, por fort të vendosur për të mësuar e për të dëgjuar,” – ka shkruar Tahiri.
Pas 15 vjetësh në skenën politike, ai thotë se Bali Muharremaj është shndërruar në një kampion të qeverisjes lokale dhe në shembull të një lideri që e lidh fjalën me veprën.
“Baliu është simbol i punës konkrete”
Sipas Tahirit, Muharremaj është njohur ndër vite për energjinë e tij pozitive dhe përkushtimin e përditshëm në shërbim të qytetarëve:
“Ai është punëtor, veprues e praktik. Theranda nën drejtimin e tij është transformuar – nga një qytezë, në një destinacion për artin, sportin dhe kulturën.”
Tahiri e përshkruan kryetarin aktual të Suharekës si lider modest, por me vizion të qartë, që beson se zhvillimi dhe progresi arrihen përmes bashkëpunimit dhe punës konkrete:
“Baliu votën e konsideron besim, dhe ai e trajton këtë besim si të shenjtë.”
Në fund, Besnik Tahiri thekson se “Theranda me Baliun gjithmonë do të jetë kampion.”
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Lajme
Ekskluzive | Policia mohon arrestimin e shtetasit turk: U paraqit si ankues, pas intervistimit u lirua
Aktualitet
Dalin detaje të reja për vdekjen e 52-vjeçarit në Shirokë – Dyshohet se pësoi sulm kardiak para vetaksidentit
Suharekë
Si u arratis i ndaluari gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë?
Suhareka
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës në disa zona të Suharekës – 21.07.2026
Diaspora
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja
Gjermani
VIDEO | Mërgimtarja befason: “Vetëm pse thashë ‘ja’ në gjermanisht, ma rritën çmimin”

